“Çmallesha me muret”/ Moderatorja tregon momentin e parë kur u rikthye në shtëpi pas pandemisë

27/05/2020 22:30

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatorja Sara Gjordeni. Ajo rrëfeu përjetimin e parë në momentin ka shkuar në shtëpi, kur karantina kaploi vendin tonë. Sara thotë se “ç’mallej me muret”. Për të mos u mërzitur në shtëpi, bukuroshja tregoi se ka qëndruar në ambientet e ndryshme të saj, derisa durimit të saj i erdhi fundi dhe kërkonte vazhdimisht që situata t’i rikthehej normalitetit.

“Ç’mallesha me muret, sa hapa derën dhe pash shtëpinë thash sa më ka munguar. Çdo ditë mundohesha të qëndroja, dy ditë në një dhomë një ditë në një tjetër dhe një ditë në një tjetër… Përqëndrohesha të ndryshoja ambient. Muajin e parë se kam pasur të vështirë, por pas muajit të parë ishte padurimi për të duruar, dëshiroja t’i riktheheshim normalitetit” tregon Sara.

Top Channel