Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët është shprehur se me 1 qershor do të hapen, kopshtet, kufijtë dhe shumë aktivitete të tjera që deri më sot nuk janë lejuar.

Ndër të tjera Rama është shprehur se do të hapen edhe plazhet, ndërsa kjo sipas tij është java e fundit e zonave me ngjyra.

“Më 1 qershor hapen kopshte, kufijtë, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, plazhet do jenë të hapura. Por nuk do lejmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve që të vendosin çadra në rërë, pa autorizimin e përkatës. Kjo është java e fundit e zonave me ngjyra dhe ndalim kalimi përtej kufirit në zonat e kuqe. Të premten do të dal urdhri dhe unë do e shpërndajë në FB” tha Rama ndër të tjera.

Top Channel