‘Nuk kishit para për tërmetin dhe nuk keni për pandeminë’- plas debati në Open mes gazetarit dhe deputetit Bushati

27/05/2020 23:55

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Një debat i fortë u zhvillua mes deputetit të Partisë Socialiste Ervin Bushati dhe gazetarit Enton Abilekaj. Debati nisi kur Abilekaj i tha Bushatit që qeveria e ka zhytur vendin në borxh dhe se nuk ka para për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Pjesë nga debati:

Abilekaj: Keni dështuar në menaxhimin e krizës. Keni zhytur vendin në krizë.

Bushati: Po me kë po e krahasoni?

Abilekaj: Me vendin e lindjes dhe vendet e rajonit. Të gjithë vendet e rajonit kanë dhënë më shumë para për menaxhimin e krizës.

Bushati: Nuk na hy në punë gazetari këtu, nuk je ekonomist.

Abilekaj: Flasim me shifra. Nuk kishit para për tërmetin, nuk keni para tani për pandeminë. Keni zhytur vendin në borxh dhe krizë.

Bushati: Je dashnor i rajonit, fol për rajonin.

Ablilekaj: T’ju vijë turp, keni zhytur vendin në krizë.

Bushati: Ju i doni njerëzit, ndërsa qeveria dhe kryeministri nuk don shqioptarët?

Abilekaj: Se çfarë do kryeministri e dini ju.

Top Channel