Hapja e vendit në 1 qershor, Pipero: Po bëhet në momentin e duhur, gjendja është nën kontroll

27/05/2020 21:54

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar sot deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka njoftuar sot se në 1 qershor do ketë një hapje të vendit dhe nuk do ketë më kufizime.

I ftuar në studion e emisionin “Open” në Top Channel, Pipero u shpreh se hapja e vendit është në momentin e duhur, pasi kurba e infektimeve tregon se gjendja është nën kontroll.

Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij ekipi. Sot gjendja është nën kontroll. Hapja për të cilën foli kryeministri po bëhet në momentin e duhur. Gjendja e COVID-19 deri tani është nën kontroll dhe nuk kemi pasur probleme të mëdha”, u shpreh ndër të tjera Pipero.

Top Channel