Cakaj për Austrinë: Ndër vendet e para që na ndihmoi në kohë pandemie, por jo vetëm…

28/05/2020 10:13

Ministri i Jashtëm në një konferencë me Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren Federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, falenderoi Austrinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë si për procesin e rindërtimit ashtu dhe për pandeminë.

“Austria ka qenë në vendet e para që u mobilizua për ndihmë, pako shtesë me materiale mjekëore, shumë të vyeshme në luftën kundër pandemisë.

I falenderojmë edhe për procesin e rindërtimit sepse dhe aty ishte ndër vendet e para që na ndihmoi. Sot diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe bashkëpunimin dy palësh. Bashkëpunimi do të vazhdojë, Austria është ndër investitorët kryesorë në vend. Diskutuam dhe për Integrimin, ku vendimi për të çelur negociatat, është mirëpritur dhe është i duhuri. Folëm edhe për rëndësine e pranisë së BE në rajon”, tha Cakaj.

Top Channel