Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video live në Facebook, ku pak më parë u shpreh se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të flasë në lidhje për situatën e CoVid-19.

Ai u shpreh se vendimet që ai ka postuar nuk kanë qenë nga koka e tij por të marra nga qeveria dhe se ai e ka përdorur rrjetin social vetëm për të përshpejtuar lajmin.

Rama:

Gabimisht mendojnë se vendimet ishin vetëm postime të naltgjatësisë time, asgjë që nuk kam postuar në facebook nuk ka qenë diçka e pavendosur më parë.

Faqja ime ka shërbyer për ta përshpejtuar shpërndarjen e informacionit për vendimet e marra.

Shqipëria sot është një histori suksesi në mesin e shumë pak të tjerave.

Top Channel