E tmerrshme/ 59-vjeçari abuzon seksualisht me 12-vjeçarin dhe më pas e vret

27/05/2020 22:13

Një 12-vjeçar në Ukrainë, është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë nga një pedofil 59-vjeçar. Rodion Volkov, raportohet se po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar stërvitjen e futbollit, kur një burrë  i afrohet dhe filloi të bisedonte me të. Pasi biseduan pak minuta, 59-vjeçari fitoi besimin e vogëlushit dhe i bleu atij një pako me ëmbëlsira.

Imazhet e siguruara nga kamerat e sigurisë, tregojnë djalin shumë pranë burrit në një dyqan. Ndërsa një fotografi tjetër i tregona ato duke ecur bashkarisht.

Burri mendohet se ka bindur të miturin që të shkonin sëbashku në një shtëpi të braktisur, e cila ishte dhe streha e tij. Por kur hynë në ndërtesë, 59-vjeçari ka dhunuar  Rodionit dhe më pas e ka abuzuar seksualisht me të, për të fshirë çdo gjurmë ai vendosi që ta vrasë 12-vjeçarin.

“Kur oficerët e policisë hynë në ndërtesën e braktisur, panë një burrë të shtrirë në një dyshek të mbuluar me grumbull rrobash. Burri i cili e kishte fytyrën të lyer me gjak veshi vrullshëm pantallonat. Oficerët hoqën rrobat (ato që formohej dysheku) dhe gjetën trupin e pajetë të 12-vjeçarit tërësish të zhveshur”, u shpreh Ludmyla Koylenko, zëdhënës i policisë.

Ndërkaq, mësohet se 59-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për përdhunim  dhe vrasjen e një të mituri, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel