Njihuni me nënë Xhemilen 103 vjeçe, mban hudhër në xhep për të mos e “ngrënë mësysh”

27/05/2020 22:36

Nënë Xhemilja 103 vjeçe nga Peqini teksa ishte duke bërë japrakë, zbuloi se në xhepin e fustanit mbante një hudhër.

Ajo tha se e ka traditë të trashëguar nga e ëma, e cila deri para se të vdiste mbante hudhër po me vete.

“Unë i bëj japrakët por shijen e thotë ai që i ha. Mbaj hudhër për të mos më hëngër mësysh. Kam një histori më ka lënë nëna ime, derisa ishte gjallë e mbajti në xhep. Doli një tullë nga shtëpia dhe ishte shenjë e syrit, nga ajo kohë mbaj hurdhë në xhep”, tha nënë Xhemilja.

Top Channel