I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish banori i Big Brother Elsamed Senaj dhe partnerja e tij Klaudia. Çifti ishte pjesë e klipit ku putheshin VIP-at, Ricky Martin dhe partneri i tij Yosef, Lionel Messi dhe bashkëshortja Antonela si dhe Ben Affleck-un me të dashurën Ana De Armas. Video u realizua prej artistit nga Puerto Riko, Residente.

Gjatë fjalës së tyre, çifti zbuloi se e mirëpriti këtë projekt, por nuk ishin në dijeni se në të do të merrnin pjesë shumë emra të njohur botëror. Klaudia zbuloi se e pranoi projektin vetëm se ishte e ideuar nga Residente, në të kundërt nuk do të merrte pjesë në një të tillë.

Elsamed: Unë nuk isha në Shqipëri, unë kam ardh ditën e fundit ku u mbyll e gjithë Shqipëria. Një ditë mbrapa na kontaktoi Rezidentja (personi që ka realizuar videon) dhe jam në këtë gjendje. Isha në Maqedoni, fatmirësisht u kthyem sapo mësuam që do të mbylleshin kufijtë. Kam pasur gjithmonë të njëjtin stil flokësh. Por krahasuar me zeron është skandal. Ne nuk e dinim që do të kishte personazhe të njohur. Një ditë më përpara ne kishim hedhur një fotot bashkë dhe na shkroi Residentja se çfarë po bëni e kështu, më pas filloi tek projekti. Ai shpjegoi më qartësisht dhe realizuam videon në kushte karantine.

Klaudia: Ndoshta shumë shpejt mund të realizohet ai projekt edhe meqenëse ai na ndjek na tha që kam ndërmend të nxjerr një klip në karantinë. Është herë e parë që ne ndjejmë frikë, tha a ke dëshirë që të jesh pjesë e klipin tim ku do të ketë disa persona. I thash Elsamedit hajde bëjmë disa puthje. Po të ishte një klip shqiptar absolutisht që jo, nuk do ta bëja. Ngaqë ishte Rezidente, është regjisor tekstshkrues dhe përderisa përcjell një mesazh direkt i thash pse jo”, tha Klaudia.

Top Channel