Një 46-vjeçar ra në pranga në Mallakastër, Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së J.H u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel