U mbyll për herë të parë pas 550 vitesh, brenda pazarit më të madh të Stambollit (FOTO)

28/05/2020 10:29

Një heshtje e egër ka rënë mbi Pazarin e Madh të Stambollit, një nga tregjet më të vjetra, më të mëdha dhe më të vizituara në botë, ku një përzierje e gjuhëve, kulturave dhe tregtisë ka gumëzhitur me shekuj.

Por tani, siç raportojnë mediat turke, aty ka shenja jete ndërsa punëtorët e bashkisë bredhin rrugicave të tij të shkreta, duke spërkatur dyshemetë, kolonat dhe muret përpara dyerve që priten të rihapen të hënën për herë të parë në dy muaj.

Pazari – shtëpia e pothuajse 3,000 dyqaneve që punësojnë më shumë se 30,000 njerëz – u mbyll në 23 mars, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, i cili ka vrarë mbi 4.300 njerëz në Turqi.

Zyrtarët thonë se ajo ka qenë mbyllja më e gjatë në historinë e pazarit më shumë se 550-vjeçar, përveç mbylljeve të detyruara pas zjarreve dhe tërmeteve.

Tregu vizitohet zakonisht nga 150,000 njerëz çdo ditë – dhe nga 42 milionë vizitorë vetëm vitin e kaluar – ndërsa tregtarët bëjnë thirrje në dhjetëra gjuhë për të joshur turistët në dyqanet e tyre.

Tani të gjitha dyqanet janë mbyllur, me përjashtim të rreth 20 zyrave të shkëmbimeve dhe dyqaneve të argjendarisë të cilat kanë mbetur të hapura për arsye ekonomike, me vetëm klientë të veçantë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel