Kaos në Premier League, 4 raste të tjera me coronavirus

28/05/2020 11:19

Premier League është në kaos total. Klubet e futbollit anglez kanë kryer raundin e tretë të testeve për coronavirus, të cilave iu nënshtruan 1008 persona nga ku u regjistruan 4 raste të tjera me Covid 19.

Lajmi fillimisht u publikua nga rrjeti BBC për t’u konfirmuar më pas nga Liga Angleze e Futbollit. Emrat e personave të prekur nga coronavirusi nuk u publikuan, ajo që dihet është se ata janë pjesë të 3 klubeve të ndryshme.

Në këtë mënyrë shkon në 12 numri i personave pozitivë me Covid-19 në premier league, ndërkohë që në total në këto 3 raunde janë kryer 2572 teste. Ditën e premte do të zhvillohet raundi i katërt i testeve për Coronavirus dhe numri për cdo klub do të rritet nga 50 në 60

Ndërkaq, Premier League vijon punën për rifillimin e kampionatit në muajin qershor. vetëm një ditë më parë klubet e këtij kampionati votuan në mënyrë unanime rifillimin e stërvitjeve kolektive. Liverpool është në krye të renditjes së kampionatit me 25 pikë më shumë se Manchester City. Skuadrës së Klopp i mjaftojnë vetëm 2 fitore në 9 javët e mbetura për të fituar titullin kampion që ‘the Reds’ i mungon prej 30 vitesh.

Top Channel