Ushtarakët shqiptarë në kohë pandemie/ Dekorohen 2 infermierë në Afganistan

28/05/2020 10:17

“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në Facebook.

Më tej postimi vazhdon:

“Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s.

Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

Top Channel