Java e fundit me masa kufizuese/ Rama: Nga e hëna mjetet qarkullojnë në gjithë vendin, s’ka zona të kuqe

28/05/2020 00:19

Kjo është java e fundit me masa kufizuese anti-Covid.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 qershori nis qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin pasi nuk do të ketë me zona të kuqe.

‘Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur’- tha Rama.

Po ashtu ai tha se nga e hëna plazhet hapen vetëm për hotelet, ndërsa së shpejti tha se do të prezantojë planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Top Channel