Covid-19 në Zelandën e Re, del nga spitali pacienti i fundit

28/05/2020 01:22

Zelanda e Re nxorri nga spitali pacientin e fundit me koronavirus. Për herë të parë në gati tre muaj, ky vend nuk ka më asnjë të shtruar me virusin ngjitës.

Për të pestën ditë me radhë, atje nuk është regjistruar po kështu asnjë infektim i ri. Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar rreth 1,500 raste me koronavirus dhe 21 viktima.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kryeministrja Jacinda Ardern, në fund të marsit, urdhëroi mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore.

Në 27 prill, Ardern ka deklaruar se koronavirusi në këtë vend është eliminuar dhe ka urdhëruar rihapjen graduale të ekonomisë. Zyrtarët janë të bindur se e kanë ndaluar transmetimin e virusit në komunitet, por thonë se shqetësimet e tyre do të rriten kur të rihapen kufijtë, në muajt e ardhshëm. Mbi 420,000 njerëz në Zelandën e Re raportohet se kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit.

Top Channel