ONM reagon për gjyqtarin Daci: Vendimet e Apelit janë marë në kolegjialitet dhe s’kanë qenë të varur nga 1 anëtar

28/05/2020 00:41

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit reagoi në lidhje me çështjen e gjyqtarit të Kolegjit të Apelit Luan Daci. “Mekanizmi disiplinor i parashikuar në ligjin e vetingut zbatohet për sjelljen e anëtarëve të institucioneve të vetingut që nga momenti i emërimit të tyre në detyrë e tutje.

Sidoqoftë, ONM-ja sinjalizoi se për të vlerësuar lidhjen kriminale, personat që i paraqesin këto akuza duhet t’u drejtoheshin autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri, ashtu siç edhe ndodhi”, thotë ONM.

Në deklaratë thuhet se “puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm”.

Luan Daci u pezullua pasi ndaj tij ka nisur një hetim për falsifikim të dokumentave kur është bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Top Channel