E mërkurë, 15 Korrik 2020
16:46
Vendimet e marra sot nga KLP: Caktimet e përkohshme të prokurorëve e verifikim i kandidatëve nga Shkolla e Magjistraturës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës, ku në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është mbajtur përmes platformës on-line në prani të 9 anëtarëve si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe programet e asistencës për zbatimit të reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

16:39
FOTO/ S’duan t’ia dinë për policinë! Banda në Spanjë zbarkon në breg të detit thasët me marihuanë

Pushuesit e një plazhi në Spanjë janë tronditur së tepërmi, kur një bandë zbarkoi thasët me marihuanë në breg të detit.

16:38
Rrëfehet Olsi Rama: Tani radha për trajner shqiptar

Prapaskenat e largimit të Sormanit.

16:30
Parashikimi: SHBA, 224 mijë të vdekur nga virusi deri në nëntor

Universiteti i Uashingtonit parashikon se numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 do të arrijë në diçka më shumë se 224,000 deri më 1 nëntor, ose 16,000 më tepër nga një parashikim i mëparshëm, për shkak të shtimit të infeksioneve dhe shtrimeve në spitale në shumë shtete amerikane.

16:28
Biden propozon 2 trilion dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës

Kandidati demokrat për president Joe Biden po propozon të shpenzojë 2 trilion dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës dhe për ta ulur në zero emetimin e karbonit deri në mes të dekadës së ardhshme.

16:28
Ndihmësi i Johnny Depp-it në gjyq: Ziheshin si fëmijë, Amber Heard provokonte dhe niste sherrin pasi pinte “arka” me verë

Ish-menaxheri i yllit të Hollywood-it ka thënë sot në dëshminë e tij në gjyq se Amber Heard e provokonte vazhdimisht Johnny Depp-in dhe niste shumicën e konflikteve pasi pinte “një numër të madh arkash me verë”, ndërsa shtonte se çifti ziheshin si fëmijë shkolle.

16:20
“Këto fakte nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Ramës”/ PD: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 Qershorit

“Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Faktet e mëposhtme nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi Ramës”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

16:11
Tentoi të kalonte ilegalisht në kufi 9 shtetas të huaj, arrestohet i riu! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një person është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, për shkak se akuzohen për dhënie ndihme për shtetas të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

15:54
Injoron paragjykimet e njerëzve, modelja bombastike “çmend” pushuesit me bikini (FOTO)

Nuk kalon një ditë pa bërë sikur vetëm një postim në rrjetet sociale. Është fjala për Demi Rose, e cila ndan me 14.1 milionë ndjekësit poza shumë provokuese me veshje shumë “hot”.

15:32
15 vjet në UNESCO/ Organizohen aktivitete në Gjirokastër

Gjirokastra është duke celebruar hyrjen e saj në UNESCO me një seri aktivitetesh, të cilat është dashur të respektojnë edhe rregullat për Covid-19.

15:29
Konflikt në Tropojë/ Motive pronësie, plagos me armë komshiun polic

Si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie një shtetas ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij.

15:19
Kryeministri Hoti takon zyrtarë të lartë të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet në Bruksel ku nesër pritet të ketë takim të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

15:18
“Maskat, të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur”/ Manastirliu: Gjobë 2 mijë lekë të reja për shkelësit

Qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierës mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

15:16
Kosovë/ ​119 raste të reja me Covid-19, 92 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë testuar 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive. Total 5237 raste. Ndërsa janë 112 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 92 pacientë.

15:14
Meta-Basha kundër Ramës/ Presidenti dhe lideri i opozitës me një qëndrim për ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga PS

Në betejën për ndryshimet kushtetuese u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili u rreshtua publikisht në krah të opozitës jashtëparlamentare. 

15:11
Shqiptarët kërkojnë tamponin/ Të licencohet edhe privati për të rritur testimet si Kosova

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me Covid-19.

15:08
Viktima më e re, një 21-vjeçare/ 4 pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orë, 85 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Covid-19 vrau 4 persona, ndërsa janë zbuluar edhe 85 raste të reja.

15:03
Pezullohen fluturimet me Vjenën nga data 16 deri më 31 korrik

Aeroporti i Rinasit njofton se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020.

14:55
KE përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni testimet!

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

14:50
Ndryshimet kushtetuese/ Presidenca: Meta i përqendruar me një raport zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë

Në një reagim të Presidencës sa i përket një qëndrimi të fundit të Metës për ndryshimet kushtetuese në vend, thuhet se presidenti i qëndron versionit të djeshëm.

14:46
“Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”/ 3 çështjet kryesore që u diskutuan në takimin Meta-Basha

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se sipas tij, aktet e kryeministrit në ikje për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, po e çojnë vendin drejt një izolimi të dytë.

14:43
“Janë pakicë dreqi e mori”, Rama: Nëse Basha mendon se vjen në pushtet me këto formula, e pret humbja tjetër

Kryeministri Edi Rama tha, gjatë konferencës për media, se nëse Lulzim Basha mendon se mund të vijë në pushtet me formula dhe me rrugë, që nuk kalojnë nga rruga e qytetarëve, atëherë përgatitet për humbjen e radhës.

14:39
Bimë narkotike/ Kapet 36-vjeçari në Shkodër, procedohet edhe kryetari i njësisë administrative

Është kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, si dhe është proceduar në gjendje të lirë kryetari i Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër.

14:29
Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri i viktimave në vend.

14:21
“Nëse do isha Basha”/ Rama: I interesuar për dialog, s’bëhet me dezhurne kjo punë e pastaj të zërë gjumi

Kryeministri Edi Rama ia la derën e hapur për dialog kreut të PD, Lulzim Basha kur tha se po të ishte ai do kishte inters të kishte dialog të mëtejshëm me kryeministrin.

14:20
Amfiteatri i Tiranës ndizet sot me këngët e dashurisë të viteve 1960-‘90, Veliaj: Kemi nevojë edhe për ushqim shpirtëror

Sonte mbrëma, në Amfiteatrin e Tiranës do të luhen këngët më të bukura të dashurisë nga vitet 1960 deri në fund të viteve ‘90.

14:11
Kapet 45-vjeçari i rrezikshëm në Bulqizë/ Gjendet i fshehur në një vendstrehim sekret (EMRI)

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është kapur dhe vënë në pranga në Bulqizë.

14:09
Rama: Nuk besoj se po hapëm listat, errësohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama i pyetur për listat e hapura tha se që nga fillimi ai ka qenë kundër tyre, pasi sipas tij nuk kanë efekt çudibërës por se populli tashmë e kërkon dhe PS është gati të japë çfarë kërkohet.

14:06
“PS udhëheq, nuk zgjedh!”/ Rama: Opozita asnjëherë nuk ka thënë se e pranon marrëveshjen

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët po flet për votimin dje te komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 Qershorit.

14:01
Kundër COVID-19/ Vaksina e SHBA-së jep shenja premtuese

Firma bioteknike amerikane Moderna tha se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ishte e padëmshme dhe nxiti përgjigje imune te të 45 vullnetarët e shëndetshëm, që morën pjesë në një studim të fazës së hershme.

13:56
Vuçiç paralajmëron vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të vitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij po zhvillon bisedime me një vend, që, siç tha, e ka përfunduar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.

13:50
Rama: Nuk jam aq budalla sa mos të kuptoj se atë që…

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do tu dalë kundër asaj se cfarë do populli, referuar këtu listave të hapura.

13:48
“Kërcënimi se ‘këtu do bëhet nami’ nuk funksionon”/ Rama: Nuk po heq koalicionet, po parandaloj devijimin e votës

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët po flet për votimin dje te komisioni i ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 Qershorit.

13:44
“Çdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet”/ Rama-Bashës: Nëse nuk e do më paktin e 5 Qershorit, e heqim!

Kryeministri Edi Rama tha se nëse Basha nuk e do më marrëveshjen e 5 qershorit, e heqim, pasi Lulzim Basha deklaroi sot se Rama e hodhi në kosh marrëveshjen e 5 qershorit me lëvizjet për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

13:39
Rama: Opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale s’e respektojnë Kuvendin!

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar edhe sot deklaratën e tij se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

13:28
Deklaratat e Wadephul/ Rama: Miku i Bashës u nxitua, zhvleftëson Kuvendin! Nuk i kemi premtuar Bundestagut si kusht lumturinë e tij!

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul tha dje se “Tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit”.

13:19
Britani: Gjysma e familjeve s’dalin për pazar, se duhet të mbajnë maska!

Gjysma e familjeve në Britani po i shmangin blerjet vetëm nga ideja që duhet të mbajnë maska, thotë “The Sun” duke cituar një studim të publikuar se fundi.

13:12
Studimi: Popullsia e botës do të bjerë pas 44 vjetësh

Popullsia e botës do të arrijë kulmin pas 44 vjetësh duke mbërritur në gati 9.7 miliardë e më pas do të nisë të zvogëlohet përsëri.

13:05
Duhanpirësit të rrezikuar nga Covid/ Më shumë se 1 milionë njerëz heqin dorë nga cigarja

Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga duhani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar sipas një studimi të organizatës Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin, me seli në Londër.

12:56
Kalim i paligjshëm i kufirit/ Tentoi të transportonte 11 emigrantë, arrestohet 24-vjeçari

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

12:51
“Ke bërë seks?”, Bebe Rexha lë pa fjalë me përgjigjen: S’kam dëgjuar kurrë… (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me 10.3 milionë ndjekësit në “Instagram”.

12:37
“Reforma zgjedhore kyç për negociatat”/ Soreca: Pa këtë nuk fillon konferenca e parë ndërqeveritare. Ndryshimet Kushtetuese, jashtë rekomandimeve tona

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nga Vlora ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian dhe duhet të votohet sa më shpejt.

12:30
Ura Vajgurore do të bëhet “Dimal”/ Bashkia do të marrë emrin e qytetit antik

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal.

12:23
Pushime në Porto Nova/ Plazhi me bukuri të egër në Zvërnec

Plazhi i Porto Novës, i cili ndodhet ne Zvërnec të Vlorës,një plazh disi i izoluar si rrjedhojë e pozicionit gjeografik, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe më së shumti për të huajt.

12:18
Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti, radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit

Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti ka shkaktuar radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit ku bëhen aplikimet.

12:17
Prangosen tetë persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

8 persona kanë rënë nën prangat e policisë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

12:10
Foto para famës, nuk do ta besoni si dukej Genta Ismajli shumë vite më parë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka publikuar një ditë më parë në “Instastory” një foto të shumë viteve më parë.

12:05
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor/ Reagon Rama: U votua pa konsensus sepse…

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.

11:59
Nigeria tejkalon shifrën prej 33 mijë të infektuar me COVID-19

Mbi 460 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Nigeri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 33 mijë.

11:53
FOTO/ Përmbytjet në Indonezi, humbin jetën të paktën 16 persona

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Sulawesi-n Jugor në Indonezi, kanë humbur jetën të paktën 16 persona.

11:50
Përfundon takimi Basha-Meta/ Presidenti: T’i qëndrohet marrëveshjes! Jo aventurë me Kushtetutën

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD që nisi para një ore.

11:47
Rusi, mbi 746 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

11:39
Motori përplas fëmijën 6-vjeç, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë, ku një motor ka përplasur një fëmijë 6-vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

11:34
Vrasje dhe prodhim narkotikësh/ Kush janë 4 të piketuarit e radhës së OFL (Emrat)

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

11:28
E rëndë në Greqi/ Gjendet trupi i pajetë i një 16 vjeçareje me origjinë shqiptare pranë një kishe

Organet greke të Rendit kanë gjetur në Trikalla , pranë një kishe , trupin e pa jetë të një vajze 16 vjeçare qe thuhet se është me origjinë shqiptare.

11:25
Del autopsia e aktores që u mbyt në liqen

Aktorja Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas një ekzaminimi pas vdekjes.

11:24
FOTO/ Shqipëria me kontingjent të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni

“Shqipëria do të ketë kontingjentin e saj të ri në grup-batalionin e NATO-s në Letoni”. Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një postim të sajin në rrjete sociale.

11:23
Covid-19/ Situata në spitalin Infektiv: 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive, 4 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë tha se vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

11:21
S’ka vendim tjetër për shtyrje, sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet

Bizneset në vend sot kanë afatin e fundit për deklarim dhe pagim të tatimeve për tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti. Përkundër pandemisë dhe vështirësive financiare që kanë disa kompani, ato nëse nuk respektojnë këto afate ligjore do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.

11:14
Meksika dhe SHBA për shkak të COVID-19 mbyllin deri me 21 gusht kufirin

Meksika dhe SHBA vendosën të mbyllin kuftijtë e tyre për kalimet “jo të detyrueshme” deri më 21 gusht për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në vendet e tyre.

11:07
Rëndohet situata në vend/ Covid vret 21 vjeçaren. Sot 4 viktima dhe 85 të infektuar

Një 21-vjeçare ka humbur jetën nga covid-19. Ajo është viktima më e re në vendin tonë që humb jetën si pasojë e koronavirusit.

11:01
Gjiknuri tek “Ligjet”: Hapja e listave mund të sjellë edhe tensione, por nuk duhet të kemi droje

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, po ashtu edhe për marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

10:58
Pamjet/ Brenda spitalit të horrorit në Afrikën e Jugut!

Një investigim ekskluziv disa javor i BBC-së në spitalet e ndotura në Afrikës së Jugut ka ekspozuar një dështim të jashtëzakonshëm të sistemit shëndetësor në vend.

10:47
Lombardia heq maskat në ambjente të hapur: S’ka nevojë, nëse ka distancë!

Në Lombardi, është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjente të hapura me kushtin që të ruhet distanca e sigurisë për të paktën një metër.

10:47
Meta nxjerr videon e Ramës: Shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të mëparshme të kryeministrit Edi Rama ku ai fliste për ndryshimet Kushtetuese, për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

10:38
Tjetër përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke

Autoritetet thanë se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

10:34
SPAK me 13 prokurorë, ambasadorja Kim: Të paskrupujt kanë më pak mundësi për t’u fshehur

Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës. Për këtë vjen edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

10:27
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.300 vdekje, në Meksikë 836 dhe në Indi 582.

10:23
Dibër/ Vodhi banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori

Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses.

10:16
Maqedoni e Veriut, fillon votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit.

10:12
“BE është këtu për ju”/ Soreca në Vlorë: Ne do vazhdojmë të investojmë

Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca.

10:11
Sot përcaktohen finalistët, Teuta do “hakmarrjen” ndaj Kukësit për turpërimin në kampionat

Është momenti për të njohur për të njohur finalistet e Kupës së Shqipërisë.

10:05
Nga Sharon Stone tek Rita Ora, VIP-at që dolën pa reçipeta në publik (FOTOT)

Yjet e showbizzit janë bërë disa herë objekt diskutimesh për (zh)veshjet e tyre. Edhe pse në shumë raste shfaqen ekstravagante dhe plot sharm, jo pak herë e kanë tepruar.

09:53
Pse po përhapet kaq shpejt Covid-19? Shefi i zyrës së OBSH tregon 3 gabimet që bëjmë çdo ditë

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla, me anë të një postimi në rrjete sociale shpjegon se përse po përhapet kaq shpejt COVID-19.

09:50
Përdhunimi dhe drogimi i 17-vjeçares në Kamëz/ Arrestohet një 17-vjeçar që ka lidhje me ngjarjen

Policia ka arrestuar sot A. M., 17 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim lidhur me operacionin e koduar “Nikla”, për rastin e një 17 vjeçare në Fushë Krujë, e cila është ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht për muaj me radhë nga disa persona, për shkak edhe të varësisë që ajo krijoi nga droga.

09:43
Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së 22-vjeçarit, detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur jashtë rrethimit të një banese në Krujë, në orët e para të mëngjesit.

09:32
Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 41 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 23 të tjerë në pritje të rezultateve.

09:26
Operacioni “Domosdova”/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Operacioni “Domosdova” ka çuar deri më tani 5 persona në pranga.

09:22
A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Rezultatet e sondazhit

A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Sipas një sondazhi të fundit shumë vetë në Gjermani mendojnë se në dekadat e ardhshme Kina do ta zëvendësojë SHBA-në si superfuqi botërore.

09:20
Fillon puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti nëntorit, Veliaj: Tirana ngrihet bashkë

Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit ashtu si edhe shumë qytetarëve të tjerë iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme.

09:09
Vjedhje, mashtrim e dhunë në familje, policia e Korçës iu vë prangat tre të kërkuarve

Gjatë orëve të fundit policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas në kërkim për veprat penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”.

09:06
Lëkundje tërmeti në Korçë, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës.

08:57
Foto/ Tek Infektivi një grua e intubuar në luftë për jetën, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një tjetër foto nga spitali Infektiv aty ku luftohet për jetën.

08:51
Ndryshimet Kushtetuese/ Meta pret sot Lulzim Bashën në takim

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim në presidencë me kreun e PD, Lulzim Basha.

08:47
“I kemi ruajtur me “fanatizëm” nga Covid-19″/ Mjekja: Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve

Mjekja Anika Dokle në një kohë që gjithë kolegët e saj apelojnë për kujdes e respektim masash nga covid19, hedh dritë pozitive në këtë kohë, duke u ndalur veçanërisht tek jetët e reja që lindin.

08:39
Twiter mbush 14 vjeç

Më 14 korrik të vitit 2006, Twitter hyri në përdorim, kurse, sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.

08:35
Fillon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

Në ora 07:00 ka nisur procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut i cili do të zgjasë deri në ora 21:00. Ky proces, për shkak të situatës me COVID-19, është organizuar në tri ditë radhazi.

08:30
Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Sot bëhen katër vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.

08:21
“Nuk më është rritur paga asnjë qindarkë që nga 2013-a!”/ Paralajmëron Kalo: Me qetësimin e situatës shumë mjekë do të…

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ndërsa sjell në vëmendje vendimin e kryeministrit të Francës për t’i rritur pagën gjithë personelit mjekësor, pyet nëse po mendohet një gjë e tillë edhe për mjekët shqiptarë.

08:08
Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

Kompania Moderna njofton se vaksina a e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

08:02
Thaçi sot vazhdon intervistimin në Hagë për të tretën ditë me radhë

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të intervistohet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

07:49
Gruaja e “çeliktë”/ Ftoi betejën me kancerin dhe i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit, 99-vjeçarja mposht edhe COVID-19

Pasi i mbijetoi një përpjekje për vrasje në periudhën naziste, një rrëzimi të aeroplanit dhe kancerit të gjirit, një grua plot 99 vjeçe ka arritur të mposhtë edhe koronavirusin.

07:34
Foto/ U diagnostikua me kancer, infermierja 28-vjeçare rrëfen të gjithë vështirësitë

Një infermiere në Britaninë e Madhe, është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, pasi mjekët i gjetën një tumor me madhësi sa të një topi tenisi. Infermierja Denstiny Wade, 28-vjeçe, kishte programuar të niste disa seanca kimioterapie në muajin mars, mirëpo pandemia e koronavirusit anuloi të gjithë planet. Denstiny tha për mediat vendase se e kuptoi sëmundjen pasi gjatë marrëdhënies seksuale me bashkëshortin kishte gjakderdhje, megjithatë thotë se nuk i kishte shkuar kurrë mendja që në trupin e saj mund të kishte kancer.

07:26
Mot i freskët dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat juglindore pritet që pasdite të ketë dhe rrebeshe afatshkurtër.

07:00
Covid luan me shkencën! U nisën të pastër, pas 35 ditësh në det 57 peshkatarë kthehen të infektuar

COVID-19, po bëhet gjithmonë e më shumë një virus i paparashikueshëm, aq sa edhe OBSH dhe mjekë të njohur kudo në botë, kanë dhënë shpesh udhëzime kontradiktore. Anija e peshkimit Echizen Maru e la portin në Ushuaia, Argjentina Jugore, 35 ditë më parë.

06:35
Foto/ Arrestim barbar, policët në Brazil shtrinë në tokë të moshuarën dhe e shkelin me këmbë mbi qafë

Dy policë në Sao Paulo të Brazilit, janë pezulluar nga detyra dhe janë vendosur në hetim, pasi njëri prej tyre shkeli me këmbë mbi qafë një të moshuar me ngjyrë. Në pamjet e bëra virale, shikohen dy policët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, duke arrestuar pronaren e një bari dhe djemtë e saj.

06:16
Video/ Ndjekje si në filma, oficerja “masakron” dy të droguarit, ja momenti kur i përplas me makinë dhe….

Një oficere policie nga Marion County, iu në ndjekje një makine tip “Hyundai Elantra” në të cilën ishin dy burra. Samantha Horne, u përpoq të ndalonte makinën, por shoferi i “Hyundait nuk iu bind.

05:53
Suplementët e kalciumit/ Rreziku serioz për shëndetin e zemrës

Të shumtë janë ata që mendojnë se kalciumi është një mineral i rëndësishëm vetëm për shëndetin e kockave. Në të vërtetë, kalciumi është i domosdoshëm edhe për të rregulluar pehashin e gjakut. Kalciumi është alkalin dhe nëse gjaku bëhet shumë acidik atëherë trupi pëson një shok dhe njeriu bie në koma.

05:31
Shqetësimet që sjell inflamacioni, mos iu ndani këtyre ushqimeve

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

05:05
Farat e vogla chia/ Të mira për zemrën dhe diabetin, ideale si burim proteinash

Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Kjo bimë është në të njëjtën familje botanike me bimën e sherebelës që rritet gjerësisht në Shqipëri. Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie. Edhe pse shumë të vogla, farat chia përmbajnë disa lëndë ushqyese tejet të rëndësishme. Farat Kia janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.