E premte, 14 Gusht 2020
17:55
Covid-19/ Shkencëtarët po krijojnë një lloj koronavirusi për vetëm një arsye!

Shkencëtarët po krijojnë një lloj Koronavirusi që mund të përdoret në testimet klinike te njerëzit për të zbuluar vaksinën kundër COVID-19.

17:53
Radhë kilometrike/ Flet Drejtori i Përgjithshëm i Kufijve, çfarë duhet të dimë para se të udhëtojmë jashtë Shqipërisë

Radhë kilometrike janë krijuar përgjatë kufirit të kalimit mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kakavijë e Kapshticë.

17:45
“Budallallëk strategjik”/ Irani dënon marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani ka thënë të premten se dënon marrëveshjen e arritur në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizim të marrëdhënieve, duke e cilësuar këtë veprim si akt “të budallallëkut strategjik” që vetëm do të forcojë “boshtin e rezistencës” të përkrahur nga Teherani.

17:44
Brenda festave të shthurura të Marokut ku sheikët e pasur “mbulojnë me para” kërcimtaret

Një kërcimtare me pagesë ka folur hapur së fundmi për kohën e saj në klubet e natës në Marok, për shthurrjen e festave të vona dhe sesi mbulohej në para nga sheikët e pasur që vinin për t’u dëfryer.

17:43
3 viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut/ Covid-19, numri i të infektuarve shkon në 12.515

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

17:31
Rrëfehet Miley Cyrus: Përvoja ime e parë seksuale ishte me dy vajza

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus ka zbuluar ndër të tjera, në një intervistë edhe përvojën e saj të parë seksuale.

17:27
Aspak të zakonshme! 17 fotografi që duhen parë me shumë kujdes…

Shpeshherë, fotografi në dukje krejt të zakonshme mund të fshehin surpriza nga më të papriturat.

17:17
Plot 22! Këto janë disa nga fotografitë më të bukura të planetit

190 mijë fotografi kanë hedhur kandidaturën për të fituar çmimin e organizuar nga Sony për “Foton më të Mirë të Vitit 2020”.

17:15
Luana Vjollca dhe Jay Santos publikojnë “Locos”, klipi “shpërthen” internetin

Ashtu siç edhe u lajmërua pak ditë më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë publikuar këtë të premte bashkëpunimin e tyre të shumëpritur “Locos”.

17:11
Borxhi publik i Kosovës, mbi 1.3 miliardë euro

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për Nivelin e Ekzekutimit të Projekteve të Financuara nga Huamarrja Ndërkombëtare.

17:05
Vaksina e Covid-19/ Komisioni Evropian do blejë deri në 400 milionë doza, marrëveshje me gjigantin farmaceutik britanik

Komisioni Evropian ka pranuar të blejë deri në 400 milionë doza të një vaksine të ardhshme nga gjiganti farmaceutik britanik, AstraZeneca.

16:49
Kosova hap kufijtë me fqinjët

Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

16:48
Trupin e zhveshur ia fshehu në një kosh plehrash/ Burgoset përjetë 17-vjeçari që vrau mësuesen

Një adoleshent që vrau asistenten mesimore Lindsay Birbeck në një park në veri të Anglisë, është dënuar sot me burgim të përjetshëm dhe do të kryejë të paktën 16 vjet në qeli.

16:44
Rritet bilanci/ Liban, 177 viktima nga shpërthimi në Bejrut

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që javën e kaluar ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, numri i viktimave ka shkuar në 177.

16:41
Rusi, 114 të vdekur dhe 5.065 raste të reje me COVID-19

Në Rusi, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka arritur në 912.823, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 15.498.

16:40
SHBA, shkon në 170.446 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 170.446, prej të cilëve 1.285 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:28
“Virusi është ende mes nesh”/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje: Zbatoni protokollet e sigurisë

Në një komunikatë për mediat, ku Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 humbje jete dhe 146 raste të reja nga Covid-19, u bë sërish thirrje për zbatim të protokolleve të sigurisë.

16:18
Koronavirusi në Shqipëri/ 6 humbje jete dhe 146 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi 6 viktima të tjera dhe 146 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

16:16
Ish-Miss SHBA-ja arrestohet për rrahje të të dashurit me zinxhirin e qenit

Një ish-Miss SHBA-ja, e kthyer së fundmi në mundëse profesioniste, përballet me dy akuza sulmi ndaj personit, pasi ka rrahur mizorisht ish-të dashurin e saj me zinxhirin e qenit, duke i thyer hundën.

15:48
Gjendja e rënduar me COVID-19 në Pejë, Loci kritikon IKSHPK

Komuna e Pejës vazhdon të ketë gjendje të rënduar nga pandemia me Covid-19. Aktualisht janë 59 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës prej të cilëve 39 janë me oksigjenoterapi.

15:48
Kosovë/ Licencohen edhe nëntë laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

15:42
Pas vendimit të Greqisë/ Ministria e Jashtme për situatën në kufi: Po bëhen 330 testime në orë, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

15:38
Pamjet/ Çfarë bëhet në anën greke? Qytetarët të grumbulluar, pa maska dhe të frustruar presin në radhë për të bërë tamponin

Deputeti i opozitës Myslim Murriz ka publikuar një video nga Kakavija në anën e palës greke ku shihet një grumbullim masiv i qytetarëve që janë në radhë për të bërë tamponin dhe për të vazhduar me tej.

15:29
Kurti kritik ndaj takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, Albin Kurti ka kritikuar takimin e 2 shtatorit në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.

15:24
Qytetet rimarrin emrat e vjetër/ Ura-Vajgurore u bë Dimal, në Sarandë kërkohet emri antik, Onhezim

Javën e kaluar qyteza e Urës Vajgurore ndryshoi emër për t’u quajtur qyteza e Dimalit. Kjo ka marrë shkas edhe nga qyteti i lashtë ilir me të njëjtin emër në të cilën është gjendur një skulpturë, një kokë 8 cm prej qeramike e quajtur “Djaloshi i Dimalit”.

15:22
Destinacionet turistike të Lezhës/ Rana e Hedhun në guidat e agjencive turistike

Rana e Hedhun është destinacioni më i pëlqyer i atyre që vijnë në Shëngjin, pushuesit e zgjedhin këtë zonë për bukuritë e shumta natyrore për ajrin pastër dhe për çmimet e arsyeshme .

15:19
Emigrantët, protestë për banesat/ U dëmtuan nga tërmeti, kërkojnë rihapjen e aplikimeve

Pas kthimit në atdhe, emigrantët vazhdojnë të protestojnë kundër heshtjes së autoriteteve për rihapjen e aplikimeve për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

15:12
Arrestohet “Koro” në Pogradec/ Gjykata lë në burg Lilin e Rrushkës organizatorin e sulmit me armë

Ndërsa në Gjykatën e Pogradecit u dha masa arrest me burg për Ilir Berberin i njohur si Lili i Rrushkës, një prej organizatorëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tushemisht ku u qëllua në drejtim të një hoteli plot me pushues, numri i të arrestuarve që kanë lidhje me këtë ngjarje shkoi në 7.

15:07
Bllokimi në kufi, shkak testet covid/ Kontrolle nga mjekët grekë në kufi, për personat e infektuar

Për situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Ministria për Europën dhe punët e Jashtme thotë se, “Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.

14:58
Kakavijë/ Tentoi të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, pezullohet nga detyra polici

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç.

14:57
Ramdani: Situata me COVID-19 drejtë përmirësimit, shkollat mund të hapen për klasët e para deri në të pesta

Situata me koronavirus në vend po shkon drejt një përmirësimi të lehtë, dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike viti i ri shkollor mund të fillojë në shkolla që nga shatori nga klasa e parë deri në të pestën. Kështu ka deklaruar drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani i cili ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

14:55
Sezoni turistik në Evropë, zyrtarisht i humbur

Sezoni veror turistik në Evropë, mund të jetë zyrtarisht i humbur. Ka shenja se përpjekjet për të ristartuar udhëtimet dhe për të tërhequr turistët në rajonet më të vizituara të botës po dështojnë duke vënë miliona vende pune në rrezik dhe duke reduktuar shanset për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

14:51
Pakti i izraelit me arabët/ Marrëveshja “Abraham”, palestinezët dhe Turqia janë kundër

Emiratet e bashkuara arabe u bënë vendi i parë i gjirit arab që arrin një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke i dhënë fund kështu viteve kontakte diskrete mes dy vendeve në tregti dhe teknologji.

14:45
SHBA e refuzon, Rusia ofron ndihmë për vaksinën

Zyrtarë rusë kanë thënë për CNN se i kanë ofruar shteteve të bashkuara bashkëpunim për të përshpejtuar aksesin tek vaksina efektive dhe trajtime për Covid 19, por- thonë ata- SHBA nuk është aktualisht e hapur për arritjet mjekësore ruse.

14:34
Kosovë/ 8 viktima dhe 142 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

14:32
Hetim për pandeminë në Itali/ Planet e shëndetësisë konsiderohen të vjetruar

Një plan pandemik i vjetruar mund të ketë kontribuar në mijëra viktima të Covid 19 në Itali, sipas një raporti që do ti prezantohet prokurorëve që po hetojnë gabimet e supozuara të autoriteteve italiane.

14:32
Radhët kilometrike në Kakavijë/ Reagon Policia e Shtetit: FNSH dhe Delta Force në terren

Pas situatës kaotike në Kakavijë ka ardhur dhe reagimi nga policia e shtetit.

14:19
Situata nga covid/ Basha: Rama pa strategji, po bën pushime luksoze! Koha nuk pret

Kreu i PD Lulzim Basha në një status të gjatë në facebook thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë.

14:06
Greqia rinovon njoftimin për mbylljen e kufijve dhe paralajmëron: Prej datës 17 gusht me test me vete!

Qeveria greke ka rinovuar njoftimin për mbylljen e kufijve deri në datën 31 gusht.

14:02
Rriten tensionet Turqi-Greqi në Mesdhe/ Erdogan: Do hakmerremi, çdo sulm ndaj anijes do të paguhet me një çmim të lartë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi të premten Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj Oruç Reis që eksploron për naftë e gaz në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.

13:53
Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Andrea Stefani” në zonën e Astirit, Veliaj: Viti 2021, rekord i hapjes së shkollave të reja

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë papritur nga jeta në vitin 2016. Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve.

13:40
Shmanget tragjedia në Durrës/ Policia shpëton një shtetas 25-vjeçar që rrezikonte të mbytej

Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar një zë i cili kërkonte për ndihmë.

13:32
BE-ja shqyrton sanksione ndaj Bjellorusisë pas akuzave për “torturë”

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave të shkaktuara nga zgjedhjet, të cilat blloku evropian i ka përshkruar si “as të lira, as të drejta”.

13:24
Drogë dhe armë/ OFL i dërgon formularin 3 të tjerëve

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

13:22
Vdes infermierja në Spitalin e Pejës e infektuar me COVID-19

Shkak i infektimit me COVID-19, ka vdekur infermierja e Repartit të Infektives në Pejë, Shkurte Gecaj.

13:14
PSG në listë prej covid/ Choupo-Moting, hero i rastësishëm

Ekspertët e futbollit europian nuk kishin dyshime se cili prej Paris Saint-Germain apo Atalantës ishte më i fortë, por jo pak njerëz sugjestionoheshin nga kalimi potencial magjik i skuadrës italiane në gjysmëfinale. Ëndrra e ekipit “outsider” nuk u realizua pas suksesit 2-1 të parizienëve në Ligën e Kampioneve, pasi gjigantët transalpinë iu falën golit të Eric Maxim Choupo-Moting.

13:10
Vazhdojnë dasmat! Gjobë 1 milion lekë dhe mbyllje të lokalit, ndëshkohen tre pronarë në Durrës

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

13:02
Shpërdorimi i ushqimit/ Kinë, nis operacioni “pjata bosh”

Lideri kinez, Xi Jinping ka nisur një fushatë që ka në shënjestër një armik të ri të vendit: shpërdorimin e ushqimit.

13:00
Lleshaj për situatën në kufi: Po bëhen përpjekje për tu kërkuar autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për situatën në kufijtë e vendit me Greqinë.

12:53
Rëndohet bilanci i viktimave të covid/ Prej disa ditësh i intubuar, ndërron jetë 40 vjeçari te “Shefqet Ndroqi”

Prej disa muajsh mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi janë përfshirë në një betejë për të shpëtuar jetët e të prekurve me Covid 19.

12:43
Rruga për në Kakavijë/ Shpikja e radhës, vendosen pengesa në rrugë që të mos kalojnë mjete jashtë radhe

Në një kohë që radha për në Kakavijë është bërë e palëvizshme, emigrantët kanë gjetur një mënyrë për të penguar makinat që kalojnë jashtë radhe.

12:31
Dëshmitë nga Kakavija: Turp! Kemi ecur 7 km në këmbë, kemi gjithë natën këtu

Gazetarja e Top Channel Kristina Fidhi e cila po ndjek situatën në Kakavijë ka mundur të marrë disa nga dëshmitë e qytetarëve që po presin në radhë që prej ditës së djeshme.

12:24
Edhe Kapshtica si Kakavija, ‘ngrin’ radha/ Makinat në rresht njëra pas tjetrës (pamje)

Radhë kilometrike në Kapshticë. Pamjet që vijnë nga kjo pikë kufitare duket sikur nuk mbarojnë kurrë, aq të shumtë janë qytetarët që presin të kalojnë kufirin.

12:15
Durrës/ 28-vjeçari gjendet i varur në banesë, detajet e para

Një i ri është vetëvrarë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

12:12
Britania zemëron Francën/ Karantinë e detyrueshme në kthim

Mijëra pushues mund të detyrohen të anulojnë planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë. Në vendim thuhet se udhëtarëve që kthehen nga Franca,  do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

12:10
Radhët e gjata në kufi/ Ministria e Jashtme: Pala greke ka njoftuar deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit

Ministria e Jashtme ka reaguar për radhën kilometrike që prej ditës së djeshme është formuar në Kakavijë. Me mijëra janë qytetarët që duan të kalojnë kufirin dhe që e kaluan natën jashtë.

12:08
‘Yale’ nën hetim/ Diskriminon të bardhët e aziatikët

Një hetim nga Departamenti i Drejtësisë ka dalë në përfundimin se Universiteti Yale po diskriminon aplikantët aziatiko-amerikanë dhe ata të bardhë, në kundërshtim me ligjin federal të të drejtave civile.

12:05
Situata në Kakavijë/ Meta: Qeveria urgjent kontakt me palën greke, të merren masat

Të shumtë janë qytetarët që prej ditës së djeshme janë në një radhë kilometrike në Kakavijë.

11:58
Foto-lajm/ Në radhë më çadër plazhi, situata në Kakavijë rëndohet

Prej ditës së djeshme qytetarë të shumtë presin në radhë në Kakavijë për të kaluar kufirin.

11:57
Pandemia globale/ 20.5 milionë infektime në botë

Rastet e koronavirusit në botë kanë arritur në kuotën 20.5 milionë.

11:51
Mat/ 3 në pranga për kultivim narkotikësh

Operacioni policor “Stojani” ka vënë në pranga 3 shtetas, dhe shpallet në kërkim një tjetër për kultivim narkotikësh.

11:44
Do mbajë emrin e gazetarit “Andrea Stefani”/ Veliaj jep lajmin për zonën e Astirit dhe Doganës: Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollor

Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re, bën me dije kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

11:40
Task Force në Pentagon, për të hetuar ‘takimet’ me UFO-t

Pentagoni po krijon një task forcë të re për të hetuar UFO-t që janë pikasur nga avionë të ushtrisë amerikane.

11:26
BE: Mbështetja e SHBA-së për dialogun, e mirëseardhur

Bashkimi Evropian i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thotë se ndajnë qëllimet e njëjta në rajon.

11:24
F1 ujëra të trazuara/ Vettel mohon arratinë nga Ferrari

Pas fundjavës së dyfishtë angleze, Formula 1 sposton të gjithë karvanin e saj në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës, aty ku Ferrari shpreson në një rezultat të mirë.

11:11
Zelanda e Re vazhdon masat e kufizimit për 12 ditë tjera

Kryministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.

11:04
Publikohen pamjet e rënda/ Brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, flasin pacientët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”/COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

11:03
Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme, duhet më shumë respektim i masave

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.

10:55
Ambasada e SHBA prezanton planin e DASH: Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara…

Ambasada amerikane ka prezantuar planin e Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e një nisme të rëndësishme që fuqizon rolin e gruas në të njëjtat fusha si burrat.

10:47
Meta rrëzon ligjin e katër rajoneve/ Më herët ligji u kundërshtua edhe nga opozita

Përplasja publike me e fortë mes Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë kulmoi me protestën e 2 Marsit, nga ku Ilir Meta kërcënoi me shpërndarje të Parlamentit, por mes dy institucioneve ka pasur edhe një tjetër betejë të heshtur, “luftë me dekrete.

10:44
Pastrimi i parave/ Shqipëria vend me rrezik të lartë

Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Indeksi i Insitutit të Bazelit e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë europian, pas Turqisë, me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozmit.

10:37
Sot përballje titanësh/ Leipzig, ‘përralla’ e Champions

Leipzig kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pas një fitoreje surprizë por të merituar ndaj Atletikos së Madridit, duke u cilësuar tani e vetme si përralla e turneut elitar këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nagelsman u imponua 2-1 ndaj favoritëve të argjentinasit Simeone, e tani kalon mes 4 më të mirëve ku do të masë forcat me Paris Sën Zhermen.

10:33
Vuçiç konfirmon takimin në Uashington: Nuk mund ta refuzojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, duke thënë se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime.

10:27
Sulmi ndaj “Voloreka”/ Pritet masa për Ilir Berberin

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.

10:22
Britania e Madhe shton Francën në listën e shteteve të karantinës

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë.

10:15
Mbi 10 autobusë të bllokuar në Jorgucat/ Qytetarët të irrituar: Me këtë ritëm i bie të kalojmë pasnesër, po humbim fluturimet

Mbi 10 autobusë me udhëtarë dhe turistë që largohen nga Shqipëria,pa ndonjë shkak, janë bllokuar nga policia në Jorgucat dhe nuk lejohet të vazhdojnë drejt Kakavijës.

10:07
Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Lipjan

Policia ka arrestuar një person në Lipjan pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër.

09:54
Pamjet me dron/ Si policia rrethoi dhe shtriu përtokë organizatorin e ngjarjes së Tushemishtit

Policia ka ndarë detaje dhe pamjet nga operacioni “Driloni” që çoi në 7 numrin e të arrestuarve për sulmin që u bë hotelit në Tushemisht me 100 plumba.

09:52
59 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 prej tyre janë me oksigjeno terapi, ndërsa 17 pacientë në gjendje të rëndë.

09:40
Sulmi me 100 plumba ndaj hotelit në Tushemisht/ Policia jep detajet: Kemi arrestuar organizatorin, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.

09:30
Ambasada amerikane në Serbi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, lajm i mirë

Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

09:27
Qeveria afgane nis fazën e fundit të lirimit të të burgosurve talibanë

Qeveria afgane ka thënë më 14 gusht se ka nisur lirimin e 400 militantëve talibanë, në kuadër të fazës së fundit të këmbimit të të burgosurve që synon të hapë rrugën për bisedime të paqes mes Kabulit dhe talibanëve.

09:25
Takimi në Uashington/ Thaçi: E mirëpres, mirënjohës SHBA-së për përkushtimin

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

09:19
Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme

Sonte do të luhet çerekfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munich.

09:17
​Haradinaj: Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues, kështu ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

09:14
Hoti konfirmon takimin me palën serbe në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar të premten takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Uashington.

09:10
Pa panik! OBSH hedh poshtë shqetësimet për përhapje të koronavirusit përmes ushqimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shqetësohen nga përhapja e koronavirusit të ri përmes ushqimit, pasi autoritetet kineze kanë thënë se kanë gjetur gjurmë të virusit në ushqim dhe paketim të ushqimit.

07:59
Grenell jep lajmin: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

07:54
Trump sulmon Kamala Harris-in: “Nuk kualifikohet” për të shërbyer si zv-presidente

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar kandidaten për zv-presidente të demokratëve, Kamala Harris.

07:40
Video/ Nuk mjafton vetëm Covid-19, zjarr masiv në Los Angeles

Zjarri i rënë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit.

07:25
Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

07:11
Qeveria gjermane tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G

Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i Huawei si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas raportit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do të kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G për miratim. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në raport.

06:50
Franca çoi avionët ushtarakë në ndihmë të Greqisë, vjen reagimi i ashpër i Erdogan ndaj Macron

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se dialogu dhe negociatat janë mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Turqisë dhe Greqisë për eksplorimin e energjisë në Mesdheun Lindor, duke shtuar se Ankaraja nuk po ndjek asnjë “aventurë” në rajon.

06:29
Komisioni Europian përmbyll marrëveshjen për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit

Komisioni Europian ka përmbyllur sot bisedimet hulumtuese me kompaninë Johnson & Johnson për të blerë një vaksinë të mundshme kundër COVID-19. Kjo vjen pas hapave të parë pozitivë me Sanofi-GSK më 31 korrik. Sipas kontratës së parashikuar me Johnson & Johnson, shtetet e BE do të kenë mundësi të blejnë vaksinën si dhe donacionin e saj për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

06:08
Diabeti i tipit 2/ Zbuloni përse yndyrnat janë shkaku i vërtetë i sëmundjes

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin. Nga vitit 1980 deri në vitin 2014, numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 milion në 422 milionë njerëz. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

05:47
Vrapi, 4 gabime që pengojnë dobësimin

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin. Ai rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit të rregullt e të përditshëm, ata nuk dobësohen, madje shtojnë në peshë. Në këtë artikull do të mësoni 4 gabimet kryesore në vrap që pengojnë dobësimin tuaj.

05:26
Mjaltë me vaj ulliri herët në mëngjes, trajtimi një javor i shëndetit

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme. Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit. Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta.

05:05
A është e dëmshme kërcitja e kockave? Mësoni kujdesin që ju duhet

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.

04:40
Autoritetet amerikane konfiskojnë llogaritë e donacioneve për 3 organizata terroriste

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar qindra miliona dollarë dhe monedha virtuale që përdoreshin për të financuar al-Qaidën, Shtetin Islamik dhe krahun ushtarak të Hamasit, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë.

04:19
Trump kundër fondeve për Sherbimin Postar federal sepse do të nxiste votimin përmes postës

Presidenti Donald Trump tha të enjten se është kundër kërkesës së demokratëve për miliarda dollarë fonde për shërbimin postar amerikan sepse do të krijonte kushtet për votime përmes postës në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, për të cilat presidenti ka ngritur shqetësimin, pa ofruar prova, se do të çonte në manipulime masiv dhe do ta shtrembëronte rezultatin kundër tij.