F1 ujëra të trazuara/ Vettel mohon arratinë nga Ferrari

14/08/2020 11:24

Pas fundjavës së dyfishtë angleze, Formula 1 sposton të gjithë karvanin e saj në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës, aty ku Ferrari shpreson në një rezultat të mirë.

Me vetëdijen e një vendi të katërt pozitiv nga Lwklerk të dielën në Silverston, dhe objektivin për të rikthyer Sebastian Vettel në podium, skuadra italiane kërkon të pikë për konstruktorë dhe ringritjen e imazhit të cënuar.

Por edhe në vigjiljen e një gare të re, pilotët nuk iu shmangën polemikave të kaluara.

“Nuk jemi të lumtur me këto rezultate por edhe pse në ujëra të Trazuara, te Ferrari nuk ka tension. Nuk ka asgjë ndryshe krahasuar me dy javë më parë. Kam besim te skuadra dhe njerëzit që punojnë rreth meje. Nuk e mendoj largimin para fundit të sezonit edhe nëse gjërat nuk do të përmirësohen. Sharl Lwrklerk tregoi me këtë makinë, që me një provë të mirë kualifikuese, mund të arrihet podiumi” tha Fetel.

Top Channel