Rruga për në Kakavijë/ Shpikja e radhës, vendosen pengesa në rrugë që të mos kalojnë mjete jashtë radhe

14/08/2020 12:43

Në një kohë që radha për në Kakavijë është bërë e palëvizshme, emigrantët kanë gjetur një mënyrë për të penguar makinat që kalojnë jashtë radhe.

Ata kanë vendosur një tip barriere që mbrëmjen e djeshme në rrugë në mënyrë që të gjithë të respektojnë radhën.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel Kristina Fidhi e cila po ndjek situatën në Kakavijë ka mundur të marrë disa nga dëshmitë e qytetarëve që po presin në radhë që prej ditës së djeshme.

Situata aty sa vjen dhe rëndohet ndërkohë që ata i thanë gazetares se:

Nuk ka ujë, asgjë, kemi ecur 7 km në këmbë për të marrë bukë e ujë. Po kjo është turp. Tani në do presim se kemi ardhur që në 1 të natës, nuk mund të kthehemi.

Radha as 500 metra nuk ka lëvizur, se dimë tani a do kalojmë apo jo.

Kam bërë 10 km rrugë në këmbë, çfarë bëhet kështu, të gjithë po ikin në këmbë.

Top Channel