Destinacionet turistike të Lezhës/ Rana e Hedhun në guidat e agjencive turistike

14/08/2020 15:22

Rana e Hedhun është destinacioni më i pëlqyer i atyre që vijnë në Shëngjin, pushuesit e zgjedhin këtë zonë për bukuritë e shumta natyrore për ajrin pastër dhe për çmimet e arsyeshme .

Në 3 kilometra vijë bregdetare, plazhi i Ranës së Hedhun është tërheqja më e madhe edhe e kësaj vere edhe pse ne kohe pandemie, turistët vazhdojnë ta përfshijnë në turet e tyre turistike duke dashur të eksplorojnë një zonë mistike, me histori dhe sigurisht një pamje mahnitëse e pushimeve verore.

Turistët kanë kureshtje ndaj zonës në përgjithësi, të cilën e vlerësojnë maksimalisht për atë çfarë ofron dhe sigurisht atë që të mundësohet në këtë plazh që ka nisur vitet e fundit të eksplorohet plotësisht.

Top Channel