Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.

Ndërkohë në gjykatën e Pogradecit po zhvillohet seanca ndaj Ilir Berberit një ndër të arrestuarit për sulmin dhe pritet të jepet masa.

Ky i fundit së bashku me Meardi Berberi të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Kujtojmë se më 8 gusht, një breshëri plumbash goditi disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht duke shkaktuar dëme materiale.

Ky nuk ishte atentati i parë, pasi më 1 gusht u qëlluan 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk u raportua më herët.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/08/14/sulmi-me-100-plumba-ndaj-hotelit-ne-tushemisht-policia-jep-detajet-kemi-arrestuar-organizatorin-i-shpallur-ne-kerkim-per-vrasjen-e-dy-personave/

Top Channel