Trupin e zhveshur ia fshehu në një kosh plehrash/ Burgoset përjetë 17-vjeçari që vrau mësuesen

14/08/2020 16:48

Një adoleshent që vrau asistenten mesimore Lindsay Birbeck në një park në veri të Anglisë, është dënuar sot me burgim të përjetshëm dhe do të kryejë të paktën 16 vjet në qeli.

17-vjeçari Rocky Marciano Price, me emrin sipas legjendës së boksit, Rocky Marciano, mbyti nënën e dy fëmijëve para se ta fshihte trupin e saj të zhveshur në një kosh plehrash dhe ta varroste cekët në varrezën e Accrington.

Trupi i Lindsay u zbulua 12 ditë pasi ishte shpallur e humbur, i mbështjellë me dy qese plastike, nga dikush që po shëtiste qenin.

Ajo u identifikuar nga të dhënat dentare dhe ekzaminimet post-mortem treguan se shkaku i vdekjes ishin plagët në qafë. Trupi i saj i zhveshur ishte i dekompozuar dhe u arrit të zbulohej nëse ishte sulmuar seksualisht.

Mjekësia ligjore tha se mbi të ishte përdorur forcë e konsiderueshme si shkelje apo goditje me këmbë, dhe vendosje gjuri në pjesën e përparme të qafës. Duke dhënë dënimin e përjetshëm, gjykatësi Justice Yip tha:

“Sulmi ishte i shpejtë dhe brutal. Jam i sigurt që i akuzuari po rrinte në pritje për të vrarë një grua që kalonte. Arsyen e vrasjes vetëm ai e di, por sikur të mos kishte qenë Lindsay Birbeck, do të kishte qenë dikush tjetër. Kjo ishte një vrasje pa kriter e një njeriu të panjohur.’

I akuzuari thotë se është i pafajshëm megjithëse kamerat e sigurisë e tregojnë që tërheq koshin e plehrave të ngarkuar rëndë, supozuar me trupin e viktimës brenda.

Disa familjarë të tij mbanin veshur bluza me mbishkrimin: “Vrasësi është ende i lirë”

Babai i tij Creddy, 47 vjeç thotë se i biri është dënuar vetëm me fakte rrethanore. Viktima Lindsay kishte dalë nga shtëpia e saj në Accrington për një shëtitje pasdite në zonën me pemë të njohur si Coppice.

Price, i cili ishte asokohe 16 vjeç, ishte në pritje dhe besohet se ka vrarë Lindsay pak pasi ajo hyri në Coppice.

Para dhënies së dënimit, bija e Lindsay tha:

“Më 12 gusht 2019 ishte një ditë normale, takova nënën dhe dolëm për të blerë një uniformë shkolle, por kur u ndamë nuk e dinim se do të ishte hera e fundit që do ta shihja të gjallë”.

FOTO GALERI
1/9
Vrasesi (majtas), duke terhequr koshin ku besohet se terhiqte trupin e viktimes (djathtas)

Top Channel