Greqia rinovon njoftimin për mbylljen e kufijve dhe paralajmëron: Prej datës 17 gusht me test me vete!

14/08/2020 14:06

Qeveria greke ka rinovuar njoftimin për mbylljen e kufijve deri në datën 31 gusht.

Që prej datës 16 gusht në Greqi do të lejohen 750 vetë në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Prej datës 17, tashmë për hyrjen në Greqi duhet test pcr, që të jetë bërë në një prej laboratorëve ose qendrave të çertifikuara.

Autoritetet greke paralajmërojnë këdo që tenton të pajiset me test të falsifikuar,se do të ndiqet penalisht dhe përballja me ligjin do të jetë e ashpër.

Shkak për këtë paralajmërim janë bërë publikimet në mediat greke se në Shqipëri ekzistojnë qendra diagnostikuese që fabrikojnë teste covid false.

Top Channel