Dëshmitë nga Kakavija: Turp! Kemi ecur 7 km në këmbë, kemi gjithë natën këtu

14/08/2020 12:31

Gazetarja e Top Channel Kristina Fidhi e cila po ndjek situatën në Kakavijë ka mundur të marrë disa nga dëshmitë e qytetarëve që po presin në radhë që prej ditës së djeshme.

Situata aty sa vjen dhe rëndohet ndërkohë që ata i thanë gazetares se:

Nuk ka ujë, asgjë, kemi ecur 7 km në këmbë për të marrë bukë e ujë. Po kjo është turp. Tani në do presim se kemi ardhur që në 1 të natës, nuk mund të kthehemi.

Radha as 500 metra nuk ka lëvizur, se dimë tani a do kalojmë apo jo.

Kam bërë 10 km rrugë në këmbë, çfarë bëhet kështu, të gjithë po ikin në këmbë.

Në një reagim të fundit nga Ministria e Jashtme, njoftohet se pala greke ka njoftuar deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit : Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.

Top Channel