Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Indeksi i Insitutit të Bazelit e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë europian, pas Turqisë, me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozmit.

Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa Shqipëria dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54. Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Në vendet me riskun më të lartë në borë, në vendin e parë është Afganistani, ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.
Indeksi i Bazelit ka marrë në shqyrtim cilësinë e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, nivelin e korrupsionit, transparencë në financa dhe rreziqet juridike e politike.

Vitet e fundit, në vendin tonë janë marrë disa nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval sa ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend. Gjithsesi, Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të Moneyval për vendet që paraqesin rrezik për pastrimin e parave.

Vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, por tashmë është rifutur në këtë listë, çka është një sinjal shqetësues për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Top Channel