Kosovë/ Licencohen edhe nëntë laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

14/08/2020 15:48

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.

Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Malishevën dhe Vushtrinë.

Ky është njoftimi i katërt që bën kjo Ministri për licencim të laboratoreve për kryerje të testeve serologjike.

Në rrethim e parë të licencimit, autoritetet kanë thënë se u është dhënë leja e punës edhe dy laboratorëve tjerë për kryerje të testeve PCR që përcaktojnë nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11.130 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Top Channel