Bllokimi në kufi, shkak testet covid/ Kontrolle nga mjekët grekë në kufi, për personat e infektuar

14/08/2020 15:07

Për situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Ministria për Europën dhe punët e Jashtme thotë se, “Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Ministria e Jashtme thekson se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.
Reagoi për këtë situatë edhe ministri punëve të Brendshme Sandër Lleshaj i cili thotë se “Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

Top Channel