Rëndohet bilanci i viktimave të covid/ Prej disa ditësh i intubuar, ndërron jetë 40 vjeçari te “Shefqet Ndroqi”

14/08/2020 12:53

Prej disa muajsh mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi janë përfshirë në një betejë për të shpëtuar jetët e të prekurve me Covid 19.

Ne si gazetarë e kemi të pamundur të hymë në ambientet e spitalit covid 2 e ta sjellim këtë betejë të vështirë. Por sot ministria e Shëndetësisë shpërndau disa pamje tronditëse të disa prej 140 pacientëve, që nuk kanë nevojë për koment.

Pamjet që vinë nga brenda spitalit covid 2 janë një apel i fortë dhe ulëritës për të gjithë ata që po e neglizhojnë covid19 dhe nuk po respektojnë masat mbrojtëse.

Është në dorën tonë. Ose të mbrohemi ose të përfundojmë të intubuar.

Oborri spitalit Shefqet Ndroqi është thyer edhe njëherë tjetër paraditen e sotme në një vend morti. Humbja e jetës e një 40 vjeçari bëri që këtu të afërmit të shpërthejnë në lot e britma aspak etike për t’i transmetuar. Që të afërmit tuaj mos të vinë këtu e të derdhin lot është koha për ta marrë shumë seriozisht rrezikun e Covid 19.

Top Channel