Një aleate e ngushtë e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny thotë se autoritetet në Moskë nuk duan të hetojnë rreth dyshimeve mbi helmimin e tij, pasi pas këtij akti qëndron Kremlini, pavarësisht kundërshtive.
Pesë ish-drejtues të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ngritur pyetjen se çfarë po bën ky institucion për pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar deri tani mbi 170 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara. Ish-drejtorët thonë se përgjigja e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe se ky institucion është nxjerrë në plan të dytë në luftën kundër pandemisë.
Një tjetër tubim masiv zhvillohet pasditen e së shtunës në qytetin Kenosha, në shtetin Uiskonsën, pas një nate protestash paqësore, në vazhdën e disa të tillave të nxitura pas të shtënave të një afrikano-amerikani në shpinë nga një polic i bardhë.
E premtja shënoi përvjetorin e Marshimit në Uashington të vitit 1963, gjatë të cilit udhëheqësi amerikan për të drejtat civile Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Memorialit të Linkolnit. Megjithëse turma për marshimin e 2020-tës ishte më e vogël se sa pritej, mijëra njerëz dolën për të protestuar ndaj vrasjeve nga policia të afrikano-amerikanëve, që ata thonë se janë një trashëgimi e skllavërisë dhe racizmit që vendi ende po përpiqet të kapërcejë.
Kina lëshoi një seri raketash balistike në Detin e Kinës Jugore këtë javë sipas zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një përshkallëzimi të stërvitjeve të saj ushtarake të shtrira në mijëra milje përgjatë vijës bregdetare të vendit, teksa tensionet me Washingtonin rreth ujrave të diskutueshëm, vazhdojnë të shtohen.
Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.
Franca regjistroi të premten më shumë se 7.300 raste të reja të koronavirusit, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orësh në vend që prej muajit mars.
Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë ekonominë kroate të varuar nga turizmi, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
Një pilot shqiptar shkruan emrin e tij në historinë e automobilizmit. Bëhet fjalë për Lirim Zendelin që në pista garon nën flamurin gjerman i cili regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës. Zendeli 20 vjeçar që garon me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga Pourchaire në vendin e sdytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.
Në pritje të njohjes së të ardhmes së Lionel Messit, ndoshta përmes gojës së vetë Argjentinasit, historia që po monopolizon vëmendjen e të gjithë tifozëve në këtë verë të çmendur të tregut të transferimeve është pasuruar me një kapitull të ri.
Ajaxi i Amsterdamit po përgatitet për shitjen e Donny van de Beek. Trajneri i “harkëtarëve”, Erik ten Hag, pranon se ka pasur “disa zhvillime” rreth një mesfushori, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Barcelonën.
Leo Messi mbetet i vendosur për t’u larguar nga Barcelona. Ai e kishte të qartë se me klauzolën e largimit në kontratën e tij aktuale, do të ishte në gjendje të çlirohet nga klubi “blaugrana” sapo të përfundonte sezoni 2019-20.
Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e Weston McKennie. Mesfushori mbërrin nga Schalke 04 në formë huazimi për 4.5 milionë euro me të drejtën e blerjes për 18.5 milionë (në tre vjet), e drejtë që mund të kthehet në detyrim “nëse arrihen objektivat e caktuar sportivë”. Shifra për blerjen përfundimtare të lojtarit, sipas njoftimit për shtyp të Juventusit, mund të rritet në 25.5 milionë me arritjen e objektivave të mëtejshëm.
Arrihet marrëveshja. Edin Dzeko është shumë pranë transferimit te Juventusi pasi bardhezinjtë prej ditësh kanë këmbëngulur për boshnjakun dhe sëfundmi kanë marrë po-në jo vetëm nga 34-vjeçari por edhe nga Roma.
Borja Valero i jep lamtumirën Interit. Pas tre sezonesh me fanellën zikaltër mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin pasi kontrata e tij skadon më 31 gusht dhe nuk do t’i rinovohet edhe pse pak ditë më parë u përfol se Conte e dëshironte në skuadër edhe për një sezon.
E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke.
Një aksident ka ndodhur në fashin Malinë në Pogradec rreth orës 19:45. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi me iniciale A.K 43 vjeç.
Çfarë duhet të dini mbi procesin e ngrirjes së vezëve
Argjentina njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve kundër koronavirusit të ri deri më 20 shtator, ndërkohë që presidentin Alberto Fernandez paralajmëroi se pandemia tashmë është shtrirë në të gjithë vendin.
Rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë një kulmim të madh në rastet e reja të COVID-19, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke thënë se udhëtimi gabimisht u quajt privat edhe pse ishte një udhëtim zyrtar.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.
Flota detare ruse zhvilloi sot lojëra të mëdha lufte pranë Alaskës duke përfshirë dhjetra anije dhe aeroplanë, tha ushtria, në stërvitjet më të mëdha në këtë zonë që nga kohërat Sovjetike.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pak ditë para nisjes për në Uashington është shprehur se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë normalizon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Mijëra kinezë garuan në ankand për të blerë një numër telefoni “fatsjellës”, i cili përfundimisht u shit për një shumë marramendëse prej 2,25 milionë juan ose 300 000 dollarë
Sulmuesi spektakolar gabonez Pierre-Emerick Aubameyang shënoi sot penalltinë e fitores për Arsenal në ndeshjen e superkupës angleze ndaj Liverpool, para se të jepte në një intervistë të dhënat e fundit mbi situatën e qëndrimit të tij në skuadër apo jo.
Librazhd- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.
Nëna e një viktime 14-vjeçare të dhunës fatale në familje ka shprehur zemërimin e saj sot për dënimin e vogël të autorit teksa dhe të tjerë kritikë në Iran thonë se ligjet iraniane favorizojnë burrat.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec pranë fshatit Malinë. Një makinë ‘Jeep’ ku brenda tij kanë qenë dy të rinj nga fshatin Çezmë nën efektin e alkoolit ka dalë nga rruga dhe ka bërë rrokullisje për gati 100 m.
NATO ka publikuar në faqen e saj foton e rreshter Vladimir Bajramajt, pjesë e kontigjentit shqiptarë në Letoni duke demontuar një minë kundërtank.
Bashkia e Tiranës iu është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me Kopshtin 42 në Tiranë.
Policia gjermane tha sot se ka ndaluar marshimin e rreth 20 000 refuzuesve të koronavirusit pasi ata nuk po zbatonin rregullat e distancimit social.
Presidenti Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një paketë lehtësuese ndaj pasojave të koronavirusit prej 1.3 trilionë dollarësh, njoftoi të premten një ndihmës i lartë i tij, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullit amerikan.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.
Dyshimi i personave të cilët nuk besojnë se virusi covid-19 ekziston, bie poshtë kur shikon fluksin e pacientëve nëpër farmaci, të cilët pasi marrin një recetë nga mjeku i familjes i drejtohen farmacive për të marr ilaçet e duhura. Por cilat janë kostot që duhet të përballen personat e prekur me covid 19? Do të na flas farmacistja Muazeze Maçi.
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë rikthyer radhët e automjeteve. Shkak është bërë plotësimi i kuotës së përcaktuar nga shteti grek që mundëson kalimin e vetëm 300 personave në ditë përmes këtij pikë kalimi.
Rama nuk e ka lënë vetëm me një deklaratë qëndrimin e tij në lidhje me detin dhe marrëveshjen me Greqinë. Ai ka bërë një koment të gjatë në formën e një replike me të gjithë ata që e kanë akuzuar për shitje, por edhe për opozitën dhe PD.
Shumica e asaj që ne shohim në botë i përket një nga katër gjendjeve të lëndës: e gaztë, e lëngshme, e ngurtë dhe plazmë.
Elon Musk ka prezantuar dje derrin e quajtur Gertrude të cilit i është implantuar një mikroçip “regjistrues” në tru, më të cilin manjati i teknologjisë demonstron planet ambicioze për ndërlidhjen e trurit të gjallë me makinerinë.
Magjia ekziston dhe ne e shohim atë çdo ditë. Magjistarë janë nënat tona, njerëzit e veçantë në jetën tonë që çdo ditë bëjnë mrekulli.
Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorën përfundimet se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundën e tyre deri në tre javë.
Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt mbajtjes së protestave të planifikuara për të shtunën në Berlin kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kanadaja do të zgjasë deri më 30 shtator mbylljen e kufijve të saj ndërkombëtarë për të huajt, me përjashtim të disa amerikanëve, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot qeveria.
Një makinë fluturuese është ngritur me sukses dje në Japoni, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të projektit në 2023.
Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të Luizianës dhe Teksasit në Gjirin e Meksikës të shtunën që u shkatërruan nga Uragani Laura, duke i lënë banorët pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm ndërsa përpjekjet e pastrimit vazhdojnë në kushte e motit të nxehtë dhe me lagështi.
Italia vijon të shënojë shifra të larta për shkak të koronavirusit.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock theksoi sot nuk përjashton vendosjen e kufizimeve të reja në Angli në rast të një vale të dytë të koronavirusit këtë dimër, që mund të shkaktojë 85 000 të vdekur, sipas një raporti qeveritar.
Episode të rënda dhune u shënuan mbrëmë në Suedi teksa rreth 300 njerëz protestuan kundër aktiviteteve anti-islamike të radikalëve të djathtë.
Është normale që në shtëpi të kemi disa objekte me të cilat jemi lidhur më shumë, e si pasojë duhet edhe të kujdesemi më shumë për to, ose edhe t’i ndryshojmë nëse është e nevojshme.
Rastet me koronavirus në SHBA kanë kaluar pragun e 5,9 milionëve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 44 231 infektime të reja.
ITALI – Një 30- vjeçar shqiptar në Ravenna të Italisë është vënë në pranga nga policia për shkak se është kapur me drogë.
Britania ka nderuar me “Pllakën blu”, një agjente sekrete myslimane, e cila u ekzekutua nga nazistët. Noor Inayat Khan, me origjinë indiane dhe amerikane, shërbeu në Ekzekutivin e Operacioneve Speciale (SOE), i cili u krijua nga Winston Churchill në 1940.
Protestues anti-izolim u mblodhën sot sërish në qendër të Londrës duke brohoritur kundër kufizimeve të koronavirusit e duke dëgjuar fjalime nga folës si konspiracionisti i njohur David Icke dhe Piers Corbyn, vëllai i ish-liderit laburist Jeremy.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”.
STAMBOLL – Turqia tha se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në afërsi të Qipros veriperëndimore për dy javët e ardhshme, mes tensionesh në rritje me Greqinë për pretendimet e diskutuara për të drejtat e eksplorimit në Mesdheun lindor.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM”.
Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore nisi operacionin për shuarjen e zjarrit në zonën ndërmjet Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit.
Një i dashur xheloz po pret dënimin me burg në Uells të Britanisë pasi mori peng dhe torturoi të dashurën e tij kur zbuloi përmes rrjeteve sociale se kishte qenë në një klub striptize me meshkuj, kur atij i kishte thënë se do të shkonte për darkë me shoqet.
Në prezantimin programit, mandatari për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se një ndër prioritet e para të Qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe Ekonomia.
Kina duket se po i rikthehet normalitetit, pasi qyteti kinez i Wuhanit, më i godituri nga pandemia ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet duke nisur nga kjo javë.
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që janë shëruar 86 persona.
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij.
Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19, është e vështirë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.
Ish zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ia hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit por e falimenton edhe në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja.
Pas tri orë testim, rreth 26 mijë 669 maturantë në vend kanë përfunduar testin e maturës. Derisa mbarëvajtja e procesit thuhet se ka qenë e menaxhuar mirë dhe se janë evidentuar vetëm disa parregullsi të vogla.
Një grua britaniko-hebreje ka paditur linjat ajrore EasyJet për 15,000 paundë pasi e detyruan të zhvendoset dy herë nga karrigia e saj sepse priftërinjtë radikalë hebrej refuzonin të uleshin pranë një guaje pasagjere.
Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.
Në 24 orë janë regjistruar 84 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona të prekur me Covid-19.
Dy javë më parë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve që t’iu ofrohen dosjet dhe të dhënat rreth themelueseve të laboratorëve privatë të licencuar për kryerjen e testimeve SARS CoV 2.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në institut dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive.
Në Iran, 110 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.
Me një orë vonesë dhe pas disa ndërhyrjeve proceduriale, nisi në parlamentin maqedonas séanca e formimit të qeverisë së re.
Albert Mahmutaj, nënkampion bote në kickboks ne vitin 2005, prej 15 vitesh nuk ka marrë asnjë shpërblimin nga shteti.
Jemi në Pogradec, shumë pranë Liqenit të Dritës. Një qytet shumë frymëzuar, një qytet që na ka mikpritur. Ne do të flasim për Pogradecin e djeshëm më shumë se sa për atë të sotmin.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një shënim të gjatë për çështjen e kufirit detar me Greqinë, e cila ka shkaktuar reagime dhe debat të gjerë në opinionin publik shqiptar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Në shtëpitë boboshtare, fshatit të njohur për manat shekullore rakia e prodhuar prej tyre nuk mungon asnjëherë.
Xhami Uzuni nga Kavaja, pretendon se i kanë zaptuar pronën me pa të drejtë. Kjo tokë në zemër të Kavajës rezulton e familjes Uzuni që prej vitit 1912, pavarësisht kësaj ai pronën e tij e gëzon vetëm në letra pasi mbi të me lejë të bashkisë së Kavajës ka shkuar fadroma për të ndritur një pallat 8 katësh.
Qytetarët në Mal të Zi votojnë të dielën për parlamentin e ri dhe rezultati këtë radhë konsiderohet më i paparashikueshëm se në zgjedhjet e kaluara.
Një stjuardese në SHBA, ka shpalosur të gjithë aftësitë e saj të jashtëzakonshme akrobatike, teksa ka mbyllur dollapët e sipërm me këmbë.
Matild dhe Paulin Tanto, janë dy binjaket seksi që kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit.
Iraniani që i preu të kokën vajzës se tij 14 vjecare është dënuar me vetëm 9 vjet burg, një rast ky që ka shkaktuar indinjatë të madhe në Iran, ku ligjet vendase duket se janë tepër të buta me meshkujt përsa i takon të drejtave të supozuara të tyre mbi jetët e grave.
Bella Hadid është “ribashkuar” me ish-të dashurin e saj The Weekend këtë të premte në prapaskenat e provave për “MTV Video Music Awards” 2020 në Nju Jork.
Një pilot shqiptar shkruan emrin e tij në historinë e automobilizmit.
Një aksident rrugor është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.
Kombëtarja shqiptare do të nisë sezonin e ri në UEFA Nations League me ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Kina lëshoi një seri raketash balistike në Detin e Kinës Kugore këtë javë sipas zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një përshkallëzimi të stërvitjeve të saj ushtarake të shtrira në mijëra milje përgjatë vijës bregdetare të vendit, teksa tensionet me Washingtonin rreth ujërave të diskutueshem, vazhdojnë të shtohen.
Nga Shijaku duke ndjekur punimet për rindërtimin e çdo pasoje të 26 nëntori, kryeministri Edi Rama u shpreh se grupi negociator me Greqinë për delimitimin e kufirit detar do të ndryshojë për t’u riformatuar.
PD ka reaguar sërish sot për emërimin e Albert Dervishajt në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sot janë bërë emërimet e reja për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka lajmëruar se po vijojnë përgatitjet për fillimin e ri shkollor me 14 shtator.
Dy persona dyshohet se kanë vjedhura sende në një dyqan në qytetin e Vlorës, si dhe disa materiale në një banesë.
Me përhapjen e koronavirusit në Kosovë Policia e Kosovës, në kuadër të planit operacional, mori vendim që pjesëtarët të jenë në shërbim me orar 12 orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara, ku recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka komentuar rreth debatit për pozitën e presidentit.
Një aksident rrugor është shënuar në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Tani në Prishtinë do të jetë edhe busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.