Më parë kishte tentuar të vetëhelmohet, vetëvaret 47-vjeçari në Librazhd

29/08/2020 21:27

Librazhd- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku  rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.

Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel