Piktori i qytetit të Lasgushit, në shtëpinë si ekspozitë të Anastas Kostandinit

29/08/2020 15:34

Jemi në Pogradec, shumë pranë Liqenit të Dritës. Një qytet shumë frymëzuar, një qytet që na ka mikpritur. Ne do të flasim për Pogradecin e djeshëm më shumë se sa për atë të sotmin.

Një qytet që atëherë nuk ka pasur kaq shumë njerëz, por ajo që ka pasur me siguri ishte jeta më e pasur intelektuale.
Kemi ardhur të takojmë një ndër personazhet më interesante këtu. Një artist që e dallon Pogradecin, piktorin Anastas Kostandini.

Më kishe paralajmëruar që kishte shumë piktura, por nuk e kisha menduar kaq !

Këtu është një pjesë, është pothuajse gjithë shtëpia si një muze.

Së fundmi cfarë jeni duke punuar?

Unë po përgatitem për një tablo, të cilën do ta ekspozoj në ekspozitën e pranverës. kam zgjedhur “Operan e Parisit”.
Sipër këtij holli të Operas së Parisit ne shohim një tablo shumë të dashur për publikun. Poetin e madh Lasgush Poradeci.

Prezenca e Lasgush Poradecit ka qenë epiqendra. Ai ishte strumbullari që vërtiteshin të gjitha. Pavarësisht se dukej si një pensionist në botën e tij, por gjithcka vërtitej rreth tij.

Shkojmë ku i keni bërë portretin. këtu kemi një mini ekspozitë..?

Kam pasur nderin ta prezantoj poetin e qytetit tonë në Prishtinë. Në vitin 1999. Atëherë Kadare ka shkruar novelën e famshme të tij “Ikja e Shtërgut”. Këtu mezi e ulëm në një karrike dhe ai mezi qëndrote për pak caste,derisa unë e kam vizatuar.

Kam gjithmonë dëshirë për të treguar Lasgushin piktor, sepse edhe veprat e tij në pikturë më pëlqejnë. Kur e kam takuar në një dyqan pikture tek Kafe Tirana, ku banonte Dhimitër Shuteriqi, kërkonte të blinte ngjyra dhe telajo për të pikturuar nënën e tij.

Ju keni dhe zërin e tij, një tjetër kuptim shumë i vlefshëm.

Është pikërisht kjo CD e vogël, që mund t’ja bëj dhuratë qytetit si objekt.

Kaq shumë e ka dashur ai dhe Kuteli këtë copë truall sa e meritojnë të jenë të lexueshëm edhe nëpërmjet vendndodhjes.
Më vjen mirë që përmendëm edhe Kutelin, i cili e meriton një emision më vete. Të falenderoj shumë që më prite në shtëpinë tënde.

Është një shtëpi ku nuk mbarojnë vizitorët dhe të gjithë ata që më takojnë mua dhe tablotë e mia. Sidomos televizionin tuaj e kam për kënaqësi!

Top Channel