(Foto) PD e akuzoi se do të bënte pallat/ Kundërpërgjigjet bashkia e Tiranës: Ja si do jetë Kopshti 42 në Tiranë, me park lojërash dhe çerdhe

29/08/2020 20:43

Bashkia e Tiranës iu është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me Kopshtin 42 në Tiranë.

PD-ja akuzoi sot kryebashkiakun, se ky kopsht nuk ishte vënë pjesë e listës së rindërtimit, pasi do të bëhej pallat ndërsa Bashkia e Tiranës ka publikuar fotot e projektit të rindërtimit të Kopshtit 42, ku parashikohet të integrohet edhe një çerdhe.

Siç mund të shikohet edhe nga fotot, në dispozicion të fëmijëve do të vihen 3 godina, të bashkuara me njëra – tjetrën, ku përfshihen dhe parku i lojërave dhe tarraca të gjelbra.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel