Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara, ku recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari dyshohet të jetë varur me litar. Nga kqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Vlorë

Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel