Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën, sekuestrohen 24 tonë të shpërndara në 1300 pako
Me një orë vonesë dhe pas disa ndërhyrjeve proceduriale, nisi në parlamentin maqedonas séanca e formimit të qeverisë së re.
Në fillim të saj, i mandatuari për krijimin e ekzekutivit, Zoran Zaev sqaroi se një prej detyrave të para do të jetë përballja me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. “Si kryeministër bashkë me kabinetin tim, do të dëshmojmë se mundemi të bëjmë më shumë dhe më mirë. Shteti ynë dhe e gjithë bota tashmë prej një kohe të gjatë përballen me situatën e vështirë që ka krijuar Covid 19.
Ndaj me formimin e kësaj qeverie, gjëja e parë që do të bëjmë është menaxhimi i kësaj krize”, deklaroi Zaev. Ndërkohë, menjëherë pas fjalës së tij deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sot po diskutohet për atë që ai e quajti “ qeveria e gënjeshtrave”, duke nënvizuar premtimet e LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës zgjedhore.“Gjatë fushatës parazgjedhore LSDM-ja premtonte një qeveri pa BDI-në, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim premtonte një kryeministër shqiptarë. Ky është koalicion i manipulimeve zgjedhore. Ndërkohë që kriza me virusin korona u keqpërdor për qëllime politike”, u shpreh Nikollovski.
Top Channel