Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec  pranë fshatit Malinë. Një makinë ‘Jeep’ ku brenda tij kanë qenë dy të rinj nga fshatin Çezmë nën efektin e alkoolit ka dalë nga rruga dhe ka bërë rrokullisje për gati 100 m.

Njëri prej të rinjve mësohet se është në gjendje rëndë. Ndërkohë ambulanca dhe policia janë drejt vendngjarjes pasi është zonë e thellë malore në njësinë Trebinjë të Pogradecit.

Mësohet se të rinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal në fshatin Trebinjë dhe janë nisur për të shkuar në shtëpi në fshatin Çezmë, por kanë dalë nga rruga me automjetin.

Top Channel