Bella Hadid është “ribashkuar” me ish-të dashurin e saj The Weekend këtë të premte në prapaskenat e provave për “MTV Video Music Awards” 2020 në Nju Jork.

Modelja 23 vjeçare, e cila nuk kishte lënë shumë vend për imagjinatë e veshur me një kanatiere gjysmë transparente, zbuloi për Daily Mail se ai dhe këngëtari kanë një raport të mirë mes tyre.

Bella dhe The Weeknd u ndanë në Gusht të 2019-ës për shkak të mospërputhjs së orareve e axhendeës së tyre.

Sipas një burimi, gjatë provave të “MTV Video Music Awards”, supermodelja dhe artisti, fitues i një çmimi Grammy, u panë në prapaskenë sebashku para performancës së tij.

Përveçse do të performojë, The Weeknd është nominuar për gjashtë çmime në ceremoninë që do të zhvillohet të dielën, ndërkohë që Bella është konfirmuar si prezantuese.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel