Zjarri mes Mallakastrës dhe Roskovecit, Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore nisi punën për shuarjen e flakëve

29/08/2020 16:56

Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore nisi operacionin për shuarjen e zjarrit në zonën ndërmjet Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit.

Pylli midis këtyre tre zonave ka prej disa ditësh që është në pushtetin e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjeve nga zjarrfikësit zjarri nuk është mundur të shuhet për shkak të terrenit tepër të thyer.

Deri më tani janë djegur disa hektarë me bimë të ndryshme dhe pisha. Helikopteri i Forcës Ajrore i pajisur me botin e ujit, po izolon flakët.

Top Channel