Izraelitja padit linjën ajrore që e zhvendosi nga karrigia pasi besimtarët radikalë hebrej refuzonin të uleshin me një grua

29/08/2020 16:19

Një grua britaniko-hebreje ka paditur linjat ajrore EasyJet për 15,000 paundë pasi e detyruan të zhvendoset dy herë nga karrigia e saj sepse priftërinjtë radikalë hebrej refuzonin të uleshin pranë një guaje pasagjere.

38 vjecarja Melanie Wolfson kërkon dëmshpërblim 66,438 shekel nga linja ekonomike ajrore, sipas padisë së depozituar për të nga grupi Qendra izraelite fetare e veprimit (IRAC).
Wolfson është një profesioniste mbledhëse fondesh dhe kërkon gjithashtu që linjat ajrore të mos kërkojnë më që pasagjeret femra të ndryshojnë vendin e tyre.

Sipas padisë, Wolfson u detyrua të paguante më shumë për një sedilje të veçuar në një fluturim drejt Londrës pasi një besimtar radikal hebre dhe i biri i tij i kërkuan të ndërronte sediljen me një burrë disa rreshta më lart.

Wolfson tha se u ‘ofendua dhe turpërua’ nga kërkesa. “Kjo ishte hera e parë në jetën time ku u diskriminova sepse jam një grua”, tha ajo për mediat.

“Nuk do ta kisha pasur problem të ndërroja vend nëse ata ishin një familje apo miq që donin të uleshin bashkë. Kjo ndodhi vetëm për faktin se isha një grua dhe unë refuzova. Zemërues ishte fakti që pasagjerë të tjerë e panë këtë dhe nuk thanë asgjë”.

Më në fund stjuardesat i ofruan Wolfson një pije të nxehtë si nxitje për të ndërruar vendin, dhe ajo pranoi vetëm për të mos vonuar fluturimin.
Në dokumentet e padisë thuhet se asistentët e fluturimit i thanë se shpeshherë grave u kërkohej të ndryshonin vend për të akomoduar besimtare radikalë hebrej.

E njëjta gjë kishte ndodhur dy muaj më vonë, kur në një fluturim të linjave EasyJet zonjës Wolfson iu kërkua përsëri të ndryshonte vend nga dy besimtare hebrenj radikalë.

Kësaj here ajo refuzoi totalisht kërkesën por dy pasagjere femra ofruan të ndërronin vendet me dy burrat, duke zgjidhur çështjen.
Kësaj here anëtarët e ekuipazhit nuk kishin ndërhyrë në çështje.

Një zëdhënës i linjave EasyJet tha: “Ne i marrim seriozisht këto pretendime dhe përpiqemi të mos diskriminojnë me asnjë motiv, por nuk mund të komentojmë pasi çështja është duke u shqyrtuar ligjërisht”.

FOTO GALERI
1/4
38 vjecarja Melanie Wolfson kërkon dëmshpërblim 66,438 shekel nga linja ekonomike ajrore

Top Channel