Argjentina njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve kundër koronavirusit të ri deri më 20 shtator, ndërkohë që presidentin Alberto Fernandez paralajmëroi se pandemia tashmë është shtrirë në të gjithë vendin.

“Më parë, infeksionet ishin të përqendruara në zonën metropolitane të Buenos Airesit, por 18 provinca tashmë kanë zona transmetimi të qëndrueshme në komunitet”, tha Fernandez në një videomesazh.

“Nëse relaksohemi, nuk do të ketë sistem shëndetësor që të mund ta përballojë atë”, paralajmëroi presidenti argjentinas.

Fernandez sqaroi se do të mbahen kufizime në shkallë të ndryshme, megjithatë takimet e deri në 10 personave do të lejohen në mjedise të hapura dhe nën masat e sigurisë.

Top Channel