Zelensky konfirmon sulmin në Libi, Ukraina fundosi korvetën ruse me 7 dronë detarë, u godit edhe një anije mallrash
Rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë një kulmim të madh në rastet e reja të COVID-19, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
“Studimet në disa vende të BE-së kanë treguar se transmetimi nga fëmija në fëmijë është i rrallë dhe se hapjet e shkollave nuk janë shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve”, tha ajo për gazetën italiane “La Stampa”.
“Provat aktuale sugjerojnë se, nëse zbatohen masa e duhura të higjienës, me nxënës të distancuar ose të ndarë në grupe, nuk ka gjasa që shkollat të jenë një burim më i madh i infeksioneve, sesa vendet e tjera. Kjo është ajo që ne shpresojmë”, shtoi zyrtarja.
Kyriakides tha gjithashtu se vaksina e parë kundër virusit mund të jetë në dispozicion në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.
Top Channel