Sfidat në Nations League, Reja zbulon të grumbulluarit

29/08/2020 14:18

Kombëtarja shqiptare do të nisë sezonin e ri në UEFA Nations League me ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare foli për këto përballje në konferencën për shtyp ditën që publikoi listën e 28 lojtarëve të grumbulluar teksa shprehu edhe një shqetësim për gjendjen e lojtarëve.

Edy Reja: Në ndeshjet e fundit, skuadra ka treguar rritje. Por ka një pikëpyetje e madhe pasi nuk e dimë se në çfarë gjendje jemi.Kemi marrë lojtarë të rinj, por nuk do të bëj ndryshime. Luajmë ndaj Bjellorusisë që është ndër më të fortat në grupin tonë. Nuk më shqetësojnë skuadrat e tjera, por skuadra ime sepse nuk e di. Kemi programin tonë, do të luajmë sic kemi bërë në të kaluarën.Kam grumbulluar edhe të rinj që në 2024 të kemi një skuadër të konsoliduar
në listën e të grumbulluarëve të Rejas spikasin emrat e Armando Brojës, Cepeles dhe Qazim Lacit të cilët thirren për herë të parë në Kombëtare dhe Reja foli edjhe në lidhje me këtë aspekt.

Edy Reja: Kumbullën e njihni tashmë dhe ka fituar eksperiencë dhe te i cili mund të besoj. Është ai 17 vjecari që e grumbullova fola me prindërit e tij ishte pak e vështirë pasi ka luajtur me Italinë. e shoh si një lojtar të perspektivës. Po monitorojmë edhe lojtarë të lindur në 2004, 2005, 2006 që kanë lindur në vende evropiane, do të jetë e vështirë pasi presin grumbullimin nga kombëtaret e vendeve ku kanë lindur, kam folur, ka disa lojtarë interesantë, po punoj vazhdimisht që t’i afrojmë.

Përsa i përket objektivave të Kombëtares, Reja nuk e fshehu synimi është fitorja e grupit që gjithsesi është i vështirë.

Edy Reja: Objektivi ynë është të fitojmë grupin. Duhet të jemi të bindur për të arritur këtë objektiv. Kemi luajtur mirë me shumë skuadra gjatë kohëve të fundit. Shqipëria ka një skuadër që mund të përballet me çdo rival. Është një grup i vështirë dhe Ndeshja e parë do të jetë vendimtare. Nëse do të bëjmë një ndeshje të mirë, do ketë entuziazëm. Shoh që ekipi ka dëshirë. Shpresoj të gjej harmoni në skuadër. Nuk duhet gabuar në ndeshjen e parë.

Në listën e Edy Rejat mungojnë disa emra si Memushaj e Taulant xhaka për arsye fizike dhe Eros Grezda që duket se është tërhequr vetë, ndërkohë që gjatë konferencës për shtyp Edy reja konfirmoi edhe dëmtimin e Kumbullës dhe problemet me Lacin. në fund trajneri i Kombëtares doli për Mërgim Mavraj që ditë më parë komunikoi tërheqjen nga Kombëtarja.

Edy Reja: Mavrajn gjithnjë e kam konsideruar si një futbollist e një njeri fantastik. Doja kishim programuar që ai të luante një ndeshje lamtumire në stadiumin e ri, do ta bëjmë këtë në një situatë të përshtatshme sepse e meriton. /Klara Asqeriu/

Top Channel