Iran/ I preu kokën të bijës për krenari, dënohet me vetëm 9 vite burg

29/08/2020 14:35

Iraniani që i preu të kokën vajzës se tij 14 vjecare është dënuar me vetëm 9 vjet burg, një rast ky që ka shkaktuar indinjatë të madhe në Iran, ku ligjet vendase duket se janë tepër të buta me meshkujt përsa i takon të drejtave të supozuara të tyre mbi jetët e grave.

Rana Dashti, nëna e adoleshentes Romina Ashrafi, shprehu zemërimin e saj të thellë ndaj vendimit që sic tha “ka shkaktuar frikë dhe panic për të dhe familjen e saj”. Romina u vra prej të atit për shkak se u largua nga shtëpia me një djalë 28 vjecar. E ëma do ta apelojë vendimin e gjykatës ndërsa e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të vazhdojë të jetojë në krah të bashkëshortit te vet që kreu vrasjen makabre.

Kritiket thonë se disa pjese te kodit penal Iranian mbështeten ne supozimin se burrat kane te drejten te disiplinojne grate dhe vajzat, nese ato nuk sillen sipas rregullave te paracaktuara sociale.

Top Channel