Borja Valero i jep lamtumirën Interit. Pas tre sezonesh me fanellën zikaltër mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin pasi kontrata e tij skadon më 31 gusht dhe nuk do t’i rinovohet edhe pse pak ditë më parë u përfol se Conte e dëshironte në skuadër edhe për një sezon.

“Ishte një nder që vesha këto ngjyra, faleminderit Inter”, janë fjalët e lamtumirës së 35-vjeçarit në profilin e tij në Twitter ndërsa tani e ardhmja mund të jetë në Spanjë ku e kërkojnë disa ekipe ose të rikthehet te Fiorentina.

Top Channel