E premte, 13 Nëntor 2020
15:21
“Dimri do të jetë shumë i vështirë”/ Rama: Nuk besoj në një mbyllje të përgjithshme

I ftuar në emisionin Open, të gazetares Eni Vasili në Top Channel, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë në situatën e Covid19  që po kalon Shqipëria.

15:19
Covidi mbyll Gjykatën e Tiranës/ Zhvillohen vetëm seancat urgjente për masat e sigurisë

Padurimi i Shefqet Mashit nëse do të shpallej apo jo fajtor nga Gjykata, për vjedhje të energjisë, e ndihmoi të kapërcejë edhe frikën nga Covid-i.

15:14
Ruçi si kursen fjalët e mira për Ramën: Është Edi, janë shumë vende bosh, pastaj…

Ndalesa e radhës e turit ‘Deputeti që duam’ që po zhvillon PS-ja është në Fier.

15:14
Do përdorim testet e thjeshta, Silva Bino: Analiza tek mjeku i familjes për 40 minuta

OBSH do te mbështesë Shqipërinë me 200 mije teste te shpejta brenda 7-8 javësh deklaroi kreu i saj per Europen një dite me pare Dr Hans Kluge.

15:10
“Të infektuarit dalin në rrugë”/ Në gjithë vendin janë 26 mijë persona aktivë me infeksionin e Covid

Infektimet nga koronavirusi po rriten me shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse u rikthyer karantina 8 orë gjatë natës. Në spitale janë disa qindra të sëmurë ndërsa në shtëpi kurohen mbi 26 mijë të infektuar.

15:03
Gjirokastër, hapet pavijon Covid/ Trajtohen rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore

Mbi 300 raste të infektuarish me Covid 19 janë aktive në vetëm në Gjirokastër. Rastet që janë rritur në mënyrë dramatike dhe jashtë çdo kontrolli ditët e fundit gjenden gjithandej në institucione shtetërore, bashki, këshilli i qarkut, gjykatë, spital, polici, shkolla, ndërmarrje private ndërsa dhjetëra individë janë infektuar si pasojë e kontaktit me persona të infektuar.

15:02
Sanatoriumi ka vende të lira/ Brenda pavijoneve ku po kurohen të sëmurët me simptoma të rënda

Sanatorumi i Tiranës është kthyer që në fillim të pandemisë në spital kovid dhe atje mjekët trajtojnë me qindra të sëmurë me simptoma të rënda.

14:57
Çifti i parë në “Hell’s Kitchen”/ Darimi dhe Katerina nga oborri i shtëpisë: Eksperiencë e bukur, bebi…

Ndryshe nga dy edicionet e mëparshme, këtë sezon të “Hell’s Kithchen Albania 3”, në mes të konkurrentëve kishte një çift. Darim dhe Katerina Dërka, me origjinë nga Lushnja, ishin çifti i parë në “kuzhinën e ferrit”.

14:47
​Ronaldo nuk është i interesuar për Manchester United

Crisitano Ronaldo është i fokusuar vetëm tek kontrata aktuale e tij tek Juventusi, dhe nuk është i interesuar për një rikthim të mundshëm tek Manchester United.

14:45
​Barcelona kontakton Neymarin

Neymar përsëri është duke u lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

14:45
Kosovë/ Qeveria ndan 1.1 milion euro për “Trepçën”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zëvendësministrin e Financave, Agim Krasniqi si dhe përfaqësuesit e Bordit të Përkohshëm të “Trepçës”, mbajti një konferencë për media, në të cilën bëri të ditur ndarjen e 1.1 milion eurove për ndërmarrjen “Trepça”.

14:34
Po përjeton simptoma gripi/ Gazetarja i nënshtrohet tamponit: Na plevitosi bahçja e Rudina Dembacajt

Gazetarja Iva Tiço, ka mbështetur nismën e iniciuar nga aktorja Rudina Dembacaj, e titulluar “Malësoret e Mia”. Nisma në fakt ka si qëllim ndihmën për vajzat që kanë vështirësi ekonomike dhe nuk mund të shkollohen.

14:33
Franca e gatshme të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë në Nagorno Karabak

Teksa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia, ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit po respektohet, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të balancuar për të gjitha palët e përfshira në konflikt.

14:32
Vuçiç: Deklarata ime lidhur me Nagorno Karabakun, e saktë dhe precize

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklarata e tij për Nagorno Karabakun, ndaj së cilës kanë reaguar ashpër një pjesë e zyrtarëve politikë të Kosovës, ka qenë “mjaft e saktë dhe precize”.

14:26
Nga COVID1, Manastirliu–Kluge inkurajojnë stafet mjekësore: Infektivi pjesë e Solidarity Trial për trajtimin e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, se bashku me kreun e OBSH për Europën dr. Hans Kluge kanë vizituar spitalin COVID1 për të inkurajuar stafet mjekësore, ku prej më shumë se 8 muajsh po trajtohen të prekurit me COVID19 .

14:25
Ekskluzive/ Kryepeshkopi Anastas i prekur me COVID, Top Channel sjell pamjet nga spitali

Ambasadorja shqiptare Luela Hahjadaraga ka takuar kryepeshkopin Anastas Janullatos në spitalin “Evangjelizmos”, ku po kurohet nga COVID-19.

14:22
Nuk respektuan masat e COVID-19/ Policia njofton: Janë gjobitur 692 qytetarë dhe 9 administratorë lokalesh

Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit thekson se gjatë 24 orëve janë ndëshkuar me masë administrative 692 qytetarë si edhe 9 administratorë lokalesh, të cilat nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

14:21
Pas protestave dhe grevës/ Qeveria jep 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit

Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 560 milionë lekë naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me kryeministrin Edi Rama.

14:10
“Malsoret e Mia”/ Nismë nga aktorja Rudina Dembacaj: Do ofroj bursa studimi për vajzat malësore…

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka ndërmarrë një nismë bamirësie të titulluar “Malësoret e Mia”.

14:01
Aksident i rëndë në Korçë! Mjeti përplas një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një mjet ka përplasur një person.

14:00
Meta flet me tone kërcënuese: 25 prilli referendum mbarëkombëtar, populli i 2 marsit është ende aty…

Presidenti Meta, në komunikimin e përjavshëm me mediat, foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit, zgjedhjet e ardhshme elektorale do të jenë një referendum mbarëkombëtar, me qëllim largimin e qeverisë nga pushteti.

13:59
PS komision parlamentar për akuzat e Dick Marty/ Meta: Turp më i madh që bën ‘Kali i Trojës’, po tenton përçarjen mes shqiptarëve

Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi sot në një konferencë për mediat, akuzat e kryeministrit Edi Rama se kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë hetues i UÇK-së.

13:53
Meta: S’ka mjekë e infermierë se kanë emigruar, kjo sjell sforco të madhe të personelit

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë takimit me gazetarët ditën e sotme kritikoi qeverinë për mënyrën  menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19.

13:52
Apeli i Gjermanisë: Të gjithë bashkë kundër fanatikëve

Vrasjet me sfond islamik në Paris dhe Nice, Drezden dhe Vjenë kanë shkaktuar debate të shumta rreth rolit të fesë islame.

13:49
Cakaj reformë në shërbimin konsullor në Greqi: Pritja për aplikime, nga disa muaj, sot realizohet në 5 ditë

Në një reagim në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka informuar mbi mbarëvajtjen e punës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik, duke theksuar se situata në këto dy përfaqësi ka ndryshuar rrënjësisht në të mirë të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

13:47
​Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi.

13:45
​Kompania ruse e naftës “Rosneft”, raporton mbi 2 miliardë dollarë humbje

“Rosneft”, një nga tri kompanitë më të mëdha ruse, raporton se gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka operuar me humbje, që shkojnë deri në 2.3 miliardë dollarëve.

13:43
Vuçiç kërcënon Kosovën/ Meta: Të gjithë ta njohin Kosovën edhe ata që s’janë të qartë në Shqipëri

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët ka komentuar deklaratën kërcënuese të presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiç ndaj Kosovës.

13:40
“Sot isha për ngushëllim te një moshatar”! Meta për Covid-19: Duhen masa urgjente

Në konferencën e përjavshme për media, Kreu i Shtetit theksoi se duhen marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën.

13:36
BE-ja nuk komenton deklaratën e Vuçiqit

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

13:33
Meta shfaqet për herë të parë me maskë në publik, presidenti tregon arsyen

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët është shfaqur për herë të parë me maskë.

13:30
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inspektim blic në burgun e Reçit

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndërmarrë sot një inspektim pa asnjë lajmërim paraprak në burgun e Reçit. Në qendër të inspektimit ishte verifikimi i situatës me masat parandaluese anticovid, kontrolli në terren, evidentimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar, si edhe mbështetja e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.

13:22
Meta me maskë në konferencë, reflektoi?

Presidenti Ilir Meta është shfaqur me maskë, në konferencën e sotme për mediat.

13:19
Nëse partneri e tradhton pas martesës, këngëtarja e famshme kërkon dëmshpërblim prej 250 milionë dollarë

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, duket se po sigurohet mirë që partneri i saj, Alex Rodriguez, mos ta tradhtojë pasi ata të martohen. Mediat e huaja rozë shkruajnë se 51-vjeçarja është duke e “detyruar” Alex që të nënshkruajë një kontratë paramartesore.

13:18
Ligji për metrologjinë/ Meta: Antikushtetues, me qëllime klienteliste

Në konferencën e sotme për shtyp presidenti Ilir Meta foli për projektligjin e metrologjisë për të cilin dje i ka dorëzuar SPAK-t një material voluminoz me anë të të cilit kërkon që të nisin hetimet për të.

13:08
Ankohet Elon Musk: Brenda ditës, pozitiv dhe negativ!

Kreu i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk e vuri në dyshim saktësinë e testit të koronavirusit, pasi vetë rezultoi një herë pozitiv dhe pastaj negativ brenda të njëjtës ditë.

13:07
Alarm në burgun Diavata në Greqi, 108 të prekur me COVID

108 të prekur me COVID kanë rezultuar në burgun e Diavata në Greqi, ndërsa humbi jetën një i burgosur 69-vjeçar i cili ishte i sëmurë dhe ishte trajtuar në spitalin “Papageorgiou” në Selanik . 

12:56
Obama “fshikullon” Trump: Reagim racist ndaj meje!

Barack Obama i fshikullin  republikanët si ksenofobë dhe paranojakë në librin e tij të kujtimeve që fokusohet tek mandate i vet i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Libri  me 768 faqe mban titullin ‘Një Tokë e Premtuar’ dhe do të dalë në 17 Nëntor.

12:56
SHBA – Fed: Ndërsa COVID-19 përhapet, muajt e ardhshëm mund të jenë sfidues

Ky vlerësim i kreut të Fed-it, e njohur ndryshe edhe si Banka Qendrore e SHBA-së, erdhi gjatë një fjalimi drejtuar Forumit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për Sistemin Bankar Qendror, ku ai mori pjesë me videokonferencë.

12:52
“Më mungon kjo!”, Dua Lipa në momente të vështira në karantinë (Fotot)

Dua Lipa po kalon disa momente të vështira pas vendosjes masave të reja në Angli, ku nuk lejohet lëvizja.

12:48
Kryeministri polak përjashton mundësinë e mbylljes së vendit

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka përjashtuar mundësinë e një bllokimi në të gjithë vendin nëse rastet me koronavirus vazhdojnë të bien në vend.

12:45
Emrat/ OFL u kërkon pasurinë dy shitësve të drogës e një grabitësi banke

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy të dënuarve që merren me prodhim e shitje droge dhe një hajduti bankash e arka kursimesh.

12:40
Dhjetëra viktima si pasojë e tajfunit në Filipine

Që kur goditi Filipinet gjatë të mërkurës në mbrëmje, tajfuni Vamco ka marrë shumë jetë njerëzish ndërsa agjencitë qeveritare nuk përputhen rreth numrit të viktimave.

12:39
Ish-kryeministri kroat dënohet për korrupsion

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader është dënuar me tetë vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut.

12:32
Mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra

Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë mbledhur mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër koronavirusit.

12:31
​Sot zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për moshat U21

Sot me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës pret atë të Shqipërisë në kuadër të moshave U21.

12:24
Të jetosh me pensionin e gjyshes/ Historia e dy fëmijëve që mbetën pa baba dhe pa shtëpi në Laç

Familja Lekaj nga Kurbini po jeton në mes të skamjes prej shumë kohësh por vështirësitë u shtuan kur kryefamiljari ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë dhe më pas shtëpia e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti I nëntorit të vitit që shkoi.

12:19
Meta takon kreun e OBSH për Evropë: Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor

Presidenti Ilir Meta ka takuar drejtorin e OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, me të cilin thekson se ka diskutuar mbi përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme.

12:18
Dimër i vështirë/ Evropa: Nuk ka plane për Krishtlindje!

Një sërë vendesh europiane paralajmëruan se është shumë herët për të planifikuar udhëtimet për Krishtlindje, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në të gjithë kontinentin.

12:11
Rama publikon historinë e të riut që humbi vëllanë në luftë: UÇK bëri luftë mbrojtëse. Serbia nuk kurseu as fëmijët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “facebook’ dëshminë e trishtë të njërit prej djemve, që iu bashkua ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe për rrjedhojë humbi vëllanë e tij në luftë, në një kohë që në Hagë ka nisur procesi ndaj 4 zyrtarëve të lartë të Kosovës,.

12:10
Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Bashkëshorti: Ishte shumë mirë, kërkoj drejtësi se fëmija mbeti jetim

Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit , Romario ka folur për Top Channel.

12:03
Një tjetër mësues humb betejën me covid/ Ministrja Kushi: Hidhërim që duhet të na bëjë më të fortë, të vëmendshëm e të kujdesshëm

Një tjetër mësuese në vendin tonë ka humbur betejën me covid. Violeta Liçaj nga Fieri u nda nga jeta ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh ngushëllimi.

12:00
Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

Me 21.983 raste nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi shënohet shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

11:58
Policia i ndjek nga pas/ Arratisen 2 grabitësit në Cërik, të dyshuar edhe për 8 vjedhje të tjera

Një banesë në Cërrik ra pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme, të cilëve u dështoi plani nga ndërhyrja e Policisë, e cila u njoftua për ngjarjen.

11:54
Rama inspekton punimet në kopshtin e shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe kreu i OBSH-së, Hans Kluge ndodhen në spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, ku janë takuar me mjekët dhe infermierët.

11:51
Ministria e Shëndetësisë: Ja si të mbroheni nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

11:47
Shkodër/ Ndjekje si nëpër filma, trafikantët braktisin mjetin dhe tentojnë të zhduken në pyll, policia ndalon 2 prej tyre (Detajet)

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur 1.5 kg kanabis.

11:42
Elon Musk pretendon për “mashtrime” në testimet e shpejta antigjene

Drejtuesi i lartë i kompanisë Tesla që dizajnon dhe prodhon automjete elektrike, Elon Musk, ka pretenduar se “ka mashtrime në teste” pasi në 4 teste për koronavirusin e ri (COVID-19) që ai ka kryer ka rezultuar pozitiv në 2 prej tyre dhe në 2 negativ, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:39
Fitorja e Joe Biden në SHBA mund të rrisë shitjet e armëve

“Zgjedhja e një presidenti demokrat i cili ka premtuar të shtrëngojë legjislacionin për kontrollin e armëve mund të rrisë shumë mirë kërkesën për armë zjarri,” tha Rommel Dionisio, drejtori menaxhues i Aegis Capital.

11:39
Komentet e Vuçiçit/ NATO: Ne mbështesim dialogun!

Pyetja e REL sesi e sheh Nato paralelen e hequr nga Vucic mes  Kosovës dhe Nagorno Karabakut, mori nga selia e aleancës ushtarake përgjigjen se  “misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr prej saj, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet atje.

11:34
Gjermani, ish-anëtari i CDU-së Todenhofer themelon parti politike

Jurgen Todenhofer, politikani 80-vjeçar gjerman, i cili u largua nga Unioni Kristian-Demokratik (CDU) i kancelares Angele Merkel, themeloi parti politike.

11:26
Pacienti me koronavirus del pas 7 muajsh nga spitali, mjekët i thanë tre herë se do vdiste

Pas rreth 7 muajsh, pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi, në Britaninë e Madhe, ka dalë më në fund nga spitali.

11:25
​Kosovë, 887 persona të dënuar për mosrespektim të masave anit-Covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 887 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.

11:18
Britani, vdes nga koronavirus vrasësi serial Yorkshire Ripper

Drejtoria e burgut në Britaninë e Madhe njoftoi se në moshën 75-vjeçare ka vdekur vrasësi serial Peter Sutcliffe, i njohur me nofkën “Yorkshire Ripper”.

11:18
Video/ Si të aplikosh për leje dalje gjatë orarit të mbylljes në e-albania

Portali e-albania ka publikuar një video udhëzuese se si të aplikojmë për leje dalje pas vendosjes së masave të kufizimit të lëvizjes brenda fashës orare 22.00-6.00.

11:17
Kundërshtuesit e vaksinës: Pas Pfizerit, është Bill Gates

Lajmi i mbërritjes së vaksinës anti-covid të Pfizerit, e cila rezulton të jetë më shumë se 90% efikase- një performancë kjo edhe më e mirë nga shpresonin ekspertët, ngjalli shpresat se fundi i pandemisë mund të jetë i afërt.

11:09
SHBA-ja ashpërson masat kundër COVID-19

Disa shtete të Shteteve të Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që të ashpërsojnë kufizimet, pasi është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus, si dhe i të hospitalizuarve.

11:06
Dashuria në zyrë/ Çfarë duhet të shmangni me patjetër

Shumë romanca mund të lindin në punë, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme.

11:03
“Mund të ketë konflikt si në Karabak”/ NATO pas deklaratës së Vuçiç: Mbështesim dialogun

Zyrtarë të NATO-s nuk pranuan të komentojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

10:59
​PDK: Qeveria e paaftë për të menaxhuar pandeminë, duhet të shkojë në shtëpi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e quan qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti të paaftë për të qeverisur, për të menaxhuar pandeminë dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit. E kjo sipas PDK-së është arsye që kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi sa më herët.

10:52
Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Reagon Spitali i Gjirokastrës: Pas ndërhyrjes pati komplikacione, pritet ekspertiza mjekoligjore

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka reaguar pas vdekjes së 20-vjeçares pas lindjes së djalit.

10:50
Itali/ Vrau djalin vetëm 2 vjeç dhe bëri sikur ishte një aksident, dënohet me 30 vjet burg nëna

Donatella Di Bona, nëna e Gabriel Feroleto, i vrarë rreth një vit e gjysmë më parë në Piedimonte San Germano (Frosinone), u dënua me tridhjetë vjet burg për vrasjen e fëmijës prej vetëm 28 muajsh.

10:49
Deklaratat e Vuçiç/ Beogradi, reagime histerike në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet e autoriteteve të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

10:42
Kina uron Biden për fitoren

Kina ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, një javë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

10:39
SHBA, zyrtarë zgjedhorë: Nuk ka dëshmi për manipulime

Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë amerikanë, që janë përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve, deklaruan se nuk ka “asnjë dëshmi” që votimet në zgjedhjet e 3 nëntorit të jenë manipuluar apo kompromentuar.

10:34
Kalifornia, shteti i dytë në SHBA me 1 milion raste me COVID-19

Kalifornia është bërë shteti i dytë amerikan pas Texas-it që tejkalon 1 milion raste të koronavirusit.

10:31
Cakaj interpelancë për shërbimin konsullor të shqiptarëve në Greqi: Janë lehtësuar procedurat për aplikim të mjeteve të identifikimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj zhvilloi sot një interpelancë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.

10:26
Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim

Skandali i abuzimit të fëmijëve në kishën katolike polake po prek qarqe gjithnjë e më të larta. Kardinal Dziwisz, person shumë i besuar i Papës Gjon Pali II., dyshohet se i ka mbuluar ato.

10:25
Tiranë/ Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen 6 të tjerë për…

Policia njofton se është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje, si dhe janë arrestuar 6 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

10:20
Ministrja e Arsimit: Puna e mësuesve të sakrificës së pandemisë do shkruhet me germa të arta

Ministrja e Arsimit,  Evis Kushi gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë,është shprehur se ata do të mbahen mend si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me germa të arta.

10:18
“Gjithçka po shkon mirë”/ Kryepeshkopi Janullatos mesazh nga spitali: Mos ki frikë, vetëm beso!

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos nga Njësia e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos, në Greqi ku ai po trajtohet, ka dhënë një mesazh, teksa thotë se gjithçka po shkon mirë.

10:16
Kosovë/ ​Sot protestë kundër masave të reja antiCovid-19

Masat e reja antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.

10:03
Kosovë/ Sot në ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.

10:01
Rama riposton videon e Bashës: Ëndërron asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen!

Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të kreut të PD Lulzim Basha, ku ky i fundit për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë thoshte se ” Rama ka dështuar dhe nuk di më çfarë të bëjë, kjo katastrofë duhet të marrë fund”.

09:54
Gjermania regjistron rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19

Gjermania raportoi 23.542 infeksione të reja me koronavirusin e ri (COVID) dhe 218 vdekje, duke shënuar rritjen më të lartë një-ditore që nga fillimi i pandemisë.

09:52
Biden fiton në Arizona

Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Arizonës, raportuan mediat amerikane më 12 nëntor.

09:51
Mallakastër/ Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

09:45
Pak shtretër e shumë të infektuar, ‘Spitali COVID-19’ nuk është gati 

Mbi 9 mijë e 400 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë mbushur me pacientë.

09:40
Dy të arrestuar e një nën hetim gjatë 24 orëve në Durrës

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, ku njëri prej tyre  i shpallur në kërkim, ndërsa është vënë nën hetim një 41-vjeçar.

09:27
Pandemia në Turqi/ Mbi 400 mijë të prekur me COVID

Numri i të prekurve me koronavirus në Turqi ka shkuar në 404.894.

09:17
Shifra të frikshme në Afrikë! Rreth 16 mijë raste të reja të COVID gjatë 24 orëve

Në kontinentin e Afrikës numri i të prekurve me COVID-19 i ka kaluar 1 milion e 946 mijë.

08:57
Durrës/ Arrestohen tre persona, po shkëmbenin 1 kg kokainë

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës gjatë operacionit “Pure drugs”.

08:36
Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën pas lindjes/ Familjarët të tronditur: Ishte në gjendje të mirë

Një vajzë 20 vjeçare nga Metoqi i Sarandës humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit.

08:28
Rama e nis mëngjesin me mesazh: Vëllezër qem e jemi s’kemi për tu ndarë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me një mesazh.

08:21
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Kosovë

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.

08:16
Papa Françesku uron Joe Biden për fitoren

Papa Françesku foli në telefon me Joe Biden për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e SHBA.

07:41
Vranësira dhe reshje të izoluara, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjatë pasdites do të ketë përmirësim të motit.

07:17
E rëndë në Gjirokastër/ Pas lindjes ndërron jetë nëna 20-vjeçare, shkaqet ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës. Një 20-vjeçare ka humbur jetën gjatë natës.

06:59
Si ta përdorni limonin për shëndetin e flokut dhe lëkurës

Limoni është një nga agrumet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ai forcon imunitetin, pastron organizmin dhe ndihmon për rënien nga pesha. Limoni është shumë i pasur me vitamina dhe minerale që përpos të tjerave i bëjnë shumë mirë flokut dhe lëkurës.

06:38
Ju shqetëson kolla? Ja cilat janë zgjidhjet natyrale

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga simptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale. Ka mjaft produkte apo bimë mjekësore që ju vijnë në ndihmë. Këto produkte janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.