Momenti prekëse i familjarëve të Gentian Qarrit, 40-vjeçarit të ekzekutuar pasditen e sotme është publikuar në Vlorë. 

Mamaja dhe vëllai i tij janë shfaqur të prekur duke shkuar në banesë. Mamaja e viktimës qan më të madhe ndërsa i biri i saj e mban të përqafuar. Në atë moment ata janë përballur me policët.

Kujtojmë se Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Qarri më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” është djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një automatik, duke ngritur dyshime se është e autorëve.

Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit të vrarë pasditen e sotme në Vlorë, Gentian Qarri është e shkuara e tij kriminale. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.

Top Channel