Ekzekutimi në Vlorë/ Pista kryesore e hetimit, e shkuara kriminale e 40-vjeçarit (Emri)

06/02/2021 19:33

Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit të vrarë pasditen e sotme në Vlorë, Gentian Qarri është e shkuara e tij kriminale.

Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.

Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

40-vjeçari më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” u gjet e djegur në Pyllin e Sodës, duke ngritur dyshime se është makina e autorëve.

Viktima në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.

Top Channel