Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 404 raste të tjera të koronavirus duke e çuar në 94.599 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga virusi, duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.916.

Po ashtu janë regjistruar 101 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 83.735 pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 468.845 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.727 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.948.

Top Channel