Sot nis “Dua të të bëj të Lumtur”/ Në ekranin e Top Channel programi me emocionet e forta

06/02/2021 18:10

Sonte në ekranin e Top Channel rikthehet në transmetim programi “Dua të të Bëj të Lumtur”.

Nën drejtimin e Arbana Osmanit, emisioni do të sjellë sërish histori me emocione të forta, rrëfime të vërteta të njerëzve të thjeshtë.

Një emision që vendos përballë protagonistët për të ndarë në ekran ndodhitë e tyre. Për surpriza, dhurata, histori personale apo falje publike, “Dua të të Bëj të Lumtur” është shndërruar në programin e të gjithë shqiptarëve.

Programi i sotëm do të ketë të ketë të ftuar special Kapital T.

Në të gjitha edicionet e tij, “Dua të të bëj të Lumtur” ka qenë një program që ka mbërthyer shqiptarët para ekranit, ndërsa ka arritur shifra rekord edhe të shikimeve në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Sezon i pestë i këtij programi premton surpriza pa fund, si gjithmonë çdo të shtunë në prime time në Top Channel.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel