Festat e “Covid” në Tiranë/ Klubet e natës janë të hapura  dhe plot me të rinj pas orës policore

06/02/2021 20:05

Kufizimi i orarit të lëvizjes prej përkeqësimit të situatës së koronavirusit ka bërë që sidomos fundjavave lëvizja të spostohet pak më herët dhe të rinjtë të mbipopullojnë zona të ndryshme të kryeqytetit duke mos respektuar edhe masat anticovid.

Pse nuk e keni vendosur maskën?

Po se kemi dalë për qejf. Na prishet make up.

Unë e kam në çantë. Jemi pak të papërgjegjshëm ne të rinjtë.

Pse ta mbaj maskën kur qeveria thotë mbajeni jashtë po në lokal mos e mbaj?!

Lirinë e të shijuarit të jetës mbrëmjeve në Tiranë sikur pandemia të mos ekzistonte e vënë re dhe turistët.

Çdokush qëndron në shtëpi në Kanada, ka shumë rregulla, njerëzit j nuk dalin se pothuajse çdo gjë është e mbyllur. Ndërsa këtu.. eh këtu njerëzit bëjnë qejf . Ndaj ndihem shumë i lumtur këtu, nuk dua të kthehem në shtëpi

Por teksa të rinjtë kërcenin në kafenetë të përshtatura në klube nate edhe pse s’janë të lejuara , nga ana tjetër ambulancat me pacientët e infektuar përpiqeshin të çanin trafikun për ti dërguar në kohë në spital..

Pavarësisht se ora shënon 21:55 min dhe në orën 22:00 është i ndaluar qarkullimi, sërish lokalet janë të hapura dhe zgjidhja që kanë gjetur është të fikin dritat për të krijuar idenë sikur janë mbyllur.

Ndonëse punonjësit e policisë ishin në detyrë duke kryer kontrolle, nga vëzhgimi që Top Channel kreu në vatrat më të nxehta të infeksionit, forcat blu më tepër këshillonin sesa merrnin masa. Rekordi i infektimeve me covid19 nuk i ka ndalur të rinjtë të shijojnë jetën e natës mes përqafimesh, puthjesh, alkoolit e dëfrimeve edhe pse ora kaloi 22:00.

Top Channel